Përgjimet në dosjen e Onkologjikut/ Pazari për operacionet me kancer: Kushton 5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka

Përgjimet në dosjen e Onkologjikut/ Pazari për operacionet me kancer: Kushton 5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka

1719301171_spitalionkologjik.jpg

Përgjimet me të cilat prokuroria e Tiranës ka kryqëzuar mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe zbardhur skemën si zhvateshin pacientët me tumor, kanë vijuar dhe në shkurt të vitit 2024.

Sipas një skeme pacientët me tumor që vinin të merrnin shërbimin tek Onkologjiku nxiteshin që të shkonin tek klinika private e doktorit të Onkologjikut, Edmond Gashi në zonën e Astirit, Megis. Nga këto shërbime, Emiljano përfitonte përqindjen e tij.

Nga bisedat në Whatsup është dhe një bisedë e zhvilluar më datë 27 Dhjetor 2023, mes një personi që ka nënën për operacion dhe koordinatorit Emiljano Lela.

Emiljano: Ca u tha Doktori, a mbaruat punë?
Familjari:Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpjejtë na dha një cmim për te be bohet 3500 Euro por për Emiljanon tha është 3000 Euro. 
Familjari: Do ta bëjmë dhe skanerin, ja ta provojmë do shkojmë në Peshkopi ti bëjmë ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë me

Në datën 12 shkurt 2024  zvhvillohet kjo bisedë:

 Emiljano: Po si I merrni lekë ju atij?
Edmond Gashi: Qesh dhe I thotë sdij gjë jam në sallë.
Emiljano: Po sbëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq. Edmond Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion.
Emiljano: Po unë I thashë është vizita falas.
Edmond Gashi: Do e rregullojmë do e rregulloj doktori thuaj do të të fusi në operacion. Emiljano: Eh futja kot sa keq më nxirrni.

Më vonë Emiljano I shkruan familjarit

Emiljano:Më tha kërkoj ndjesë do tia bëj minus tek operacioni se harrova .
Familjari: Emiljano ai e kishte operacionin 4 milion lekë, 5 e kam më tha po për ju 4. 
Emiljano: Shumë e ka, po ti hajde të mërkurën dhe e shohim dhe flasim.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Mister kush e porositi Kobaltin! Rrezet radioaktive 'sheshit' nëpër Onkologjik! Mjekët frikë se janë prekur nga tumori


S.B/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë

VIDEO/ Zjarr në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë