Në Gjykatën e Tiranës, mjeku onkolog Edmond Gashi hyri duke u mbrojtur me këtë fjali të shkurtër para mediave. Kur doli pas seancës ku u konfirmua masa e arrestit shtëpiak, mjeku që akuzohet se nuk i shërbente pacientëve të sëmurë me tumor te Spitali Onkologjik, por i operonte në klinikën e tij private “Megis”, nuk ishte më kaq i qetë. Zgjodhi të largohet nga dera e pasme e Gjykatës, por gazetarët kanë kapur këtë moment teksa vrapon.

Në video duket Gashi në korridorin e gjykatës ku ai është në shoqërinë e avokatit dhe një djali. Qëndron në hollin e gjykatës e sapo dikush hap derën e gjyqtarëve ai ikën me vrap.

Me ligj ai duhej të shoqërohej me një polic në banesën e tij ku dhe do të qëndrojë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' gjatë hetimeve për akuzën e Shpërdorimit të Detyrës.