TIRANE- Hetimi për një trafik droge, që ka pasur në përgjim dy persona nga Kruja, ka hapur një dosje paralele duke sjellë arrestimin e prokurorit të Krujës Haxhi Giu, që njihet ndryshe dhe si ish-kryetari i grupit hetimor i çështjes së hetimit të dosjes së vrasjes së ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Giu është arrestuar dje pasdite me një vendim të njësisë antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, teksa ishte duke u kthyer nga Kruja në Tiranë.
Së bashku me prokurorin Giu në pranga e policisë ka rënë dhe shtetasi Aleks Shpori, personi që ka ndërhyrë tek prokurori duke i premtuar atij se kishte 29 mijë euro në dorë, me qëllim ndryshimin e veprës penale për vëllanë e tij Paulin Shpori dhe dy persona të tjerë. Ky i fundit i arrestuar për prodhim dhe shpërndarje të një sasi preje 36 kg drogë dhe tashmë i dënuar me 8 vite heqje lirie. Qëllimi ishte ndryshimi i kësaj akuze, dhe bërjen e saj për tre të pandehurit në veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, gjë që do të sillte lirimin e tre të arrestuarve mes tyre dhe vetë Paulin Shporit nga ambientet e burgut.
Nga droga tek prokurori
Hetimi që solli arrestimin e prokurorit Haxhi Giu kanë nisur kryesisht, fill pas përgjimeve që janë kryer ndaj dy personave që dyshoheshin për trafik droge. Aleks Shpori, tashmë i arrestuar së bashku me një shokun e tij kanë qenë në përgjim nga prokuroria si të dyshuar për trafik droge. Pas dyshimeve të arsyeshme pak ditë më parë, prokuroria dhe policia kanë vendosur të arrestojnë dy personat, ku brenda në makinën e tyre është gjetur një sasi prej 23 kg lëndë narkotike cannabis.
Brenda në makinë janë sekuestruar dhe 29 mijë euro. Fillimisht është menduar se këto para kanë qenë pagesa për drogën, por pas marrjes në pyetje i arrestuari Aleks Shpori, ka treguar se shumën e eurove e kishin tërhequr nga një exchange, pasi ishte parapagesa që ata kishin bërë tek prokurori i Krujës Haxhi Giu, për ndryshimin e akuzës për tre persona nga prodhim dhe shpërndarje droge në moskallëzim krimi.
Sipas Aleks Shpori, prokurori Giu i kishte premtuar se do kryente ndryshimin e akuzës, por si fillim lekët duhet të ngriheshin në një vend të sigurt, pasi në të kundërt ai nuk do merrte asnjë nisme për të bërë kualifikimin e kundërt të akuzës. Ky ndryshim akuze kërkohej pasi në çështjen penale kanë qenë 5 të pandehur, ku dy janë kapur në flagrancë me 36 kg drogë dhe 3 të tjerë nuk kanë qenë me drogë në momentin e kapjes, dhe për pasojë synohej ndryshimi i akuzës, me qëllim lirimin e plotë të tyre.
Prokurori do ia
hidhte shefave
Sapo ka marrë garancinë e bllokimit të sasisë prej 29 mijë euro në një exchange në Tiranë, prokurori Haxhi Giu para se të mbyllte hetimet ndaj 5 personave dhe t’i dërgonte ata në gjykatë, ka dërguar një memo tek drejtori i hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ku ka sqaruar pozicionin penal të secilit prej të pandehurve. Për sa i përket 3 të pandehurve ku ishte ndërhyrë kundrejt 29 mijë eurove, prokurori propozonte që ata me veprimet e tyre ishte në kushtet e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe jo të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike”.
Me këtë memo, prokurori Giu ka dashur që “qokën” për tre të rinjtë ta kryejë duke përdorur dhe firmën e shefave të tij në Prokurorinë të Përgjithshme, por fatmirësisht këta të fundit kanë refuzuar opsionet e tij. Për pasojë ata kanë vendosur të mos marrin në konsideratë kualifikimin e akuzave dhe kanë urdhëruar prokurorin Giu që të dërgojë dosjen në gjykatë ndaj 5 të pandehurve për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Dosja ka përfunduar në gjykatë dhe autorët janë dënuar me burg, ndërkohë që vëllai i Aleks Shporit, Paulin Shpori është dënuar me 8 vite heqje lirie.
Lekët në destinacion
Në pamundësi për të mbyllur premtimin e dhënë dhe i pafuqishëm për t’ia hedhur shefave të tij, Haxhi Giu ka telefonuar Aleks Shporin, që të tërhiqnin lekët nga exchange, pasi nuk mund ti bënte punë. Në fakt ashtu ka ndodhur.
Ditën kur janë tërhequr lekët, Shpori dhe shoku i tij janë arrestuar nga policia me një sasi droge në makinë, dhe brenda në mjet janë gjetur 29 mijë euro. Fillimisht është menduar se këto para kanë qenë pagesa për drogën, por pas marrjes në pyetje i arrestuari Aleks Shpori, ka treguar se shumën e eurove e kishin tërhequr nga një exchange, pasi ishte parapagesa që ata kishin bërë tek prokurori i Krujës Haxhi Giu, për ndryshimin e akuzës për tre persona nga prodhim dhe shpërndarje droge në moskallëzim krimi.
Giu në 2008 u transferua
Emri i prokurorit Haxhi Giu u bë i njohur në vitin 1998 kur morri në dorë hetimin e dosjes Hajdari. Giu veç në hetime ka asistuar dhe në gjykim. Deri në vitin 2008 ai ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme derisa Ina Rama e transferoi atë në prokurorinë e Krujës si prokuror të thjeshtë.
“Mbrojta Gjin Gjonin, Bendon dhe Qeleshin nga kriminelët”
Haxhia: Giu, kur gjykonte Hajdarin një ditë shkonte të PD një ditë tek SHIK-u
Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës dhe i dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit ka reaguar në Facebook, duke pohuar prokurori Giu ka qenë një prokuror i plepave.
Reagimi i plotë
Sapo lexova lajmin për arrestimin e prokurorit Haxhi Giu për korrupsion e marrje ryshfeti. Nuk më vjen mirë duke u nisur nga ana njerëzore që asnjë njeri të përfundojë në burg e aq më tepër kur njerëzit janë të pafajshëm. Por në rastin e këtij prokurori të plepave puna qëndron ndryshe.
Ky person përbën modelin e gjyqtarit dhe prokurorit të pas viteve 92 që u zunë vendin prokurorëve dhe gjykatëseve e hetuesve të komunizmit. Njerëz mediokër që vetëm me gjashtë muaj kurs arritën të bëhen prokurorë dhe gjyqtarë me komandën e partisë dhe të shokut Sali, për tu shërbyer me devotshmëri atëherë kur i duhej partisë.
Dhe ky model gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë 23 vite që mbajnë peng vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, që u shërbejnë me përulësi e devotshmëri të neveritshme atyre që shkojnë e vijnë në pushtet, që dënojnë njerëz të pafajshëm e lënë të lirë kriminelë, përdhunues e çdo lloj, soj, e sorollopi të atyre që bëjnë krime por që janë të lidhur me politikën e kanë të paguajnë për xhepat e këtyre dallkaukëve të majmur me paret e korrupsionit dhe krimit.
Më ka ndodhur që në marsin e trazuar të 97 disa prej tyre të më kërkojnë ndihmë për ti shpëtuar nga kriminelët e ikur nga burgu që u kërkonin atyre paret që u kishin dhënë kur ishin në paraburgim për t’i liruar apo dhënë dënime të lehta por ishim mashtruar nga këta gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Mund ty përmend disa emra të tyre, Gjin Gjoni pasi kishte marrë 30 milion lekë nga një i dënuar për vrasje për t’i ulur dënim në 10 vjet burg një të dënuari për vrasje.
Agim Bendo, Arben Qeleshja. etj. E përmenda këtë emër të këtij prokurori të korruptuar Haxhi Giut se ky ka qënë drejtuesi i grupit të prokurorëve që ka hetuar çështjen Hajdari ku unë dhe vëllezërit e mi jemi dënuar në mënyrë të padrejtë, ku akoma vëllai i madh vazhdon të kryejë një dënim prej 15 vitesh në mënyrë të padrejtë. Ka qenë devotshmëria ndaj partisë dhe nxjerrsit në pritë të Hajdarit, që është Berisha, që bëri këtë prokuror të “ndershëm” të na dënonte neve për një krim që nuk e kishim bërë.
Ky prokuror në kohën e gjyqit ndaj nesh një ditë shkonte në zyrat e PD dhe ditën tjetër në zyrat e SHIK-ut. Por drejtësia apo zoti vonon por nuk harron. Shpresoj që fatin e këtij Giut ta kenë të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë që kanë vjedhur e janë ushqyer e majmur me parat e krimit. Dhe pas tyre le të vijnë politikanët e të gjitha krahëve që kanë vjedhur, korruptuar kanë vrarë e shkatërruar këtë vend e që nuk janë të pakët dhe tu bëjnë shoqëri në dhomat e burgut njëri-tjetrit, sepse këta nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dylgjeri: “E kisha shok, pas luksit, dje e mbuloi turpi”