TIRANE- Prokuroria e Tiranes ka dërguar për gjykim inspektorë të administratës tatimore dhe inspektorë të Njësive të Lojërave të Fatit, të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të „Shpërdorimit të detyrës“.

Në bazë të hetimit, i cili ka nisur kryesisht nga ana e Prokurorisë së Tiranës bazuar në informacione të mbërritura në Prokurori nga qytetarë të ndryshëm, fillimisht u arrestuan në flagrancë shtetasit Kreshnik Kasaj, me funksion menaxher në një kompani bastesh, i dyshuar për „korrupsion aktiv“ dhe shtetasi Metjon Bijo,inspektor i administratës tatimore.