Përgjimi misterioz i PD, Bardhi: Ja çfarë dëshmova në prokurori, dëshmitari 'X' në gjendje të rënduar psikologjike

Historia e Agron Xhafajt, që është vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj prej gati dy javësh është duke dominuar opinionin publik. Kjo nisi kur tre zyrtarë të PD denoncuan një përgjim misterioz, që mbetet në rrethana të dyshimta si u realizua.

Tre zyrtarët u thirrën sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njëri prej tyre, ish-ministri teknik, eksperti i PD Gazmend Bardhi ishte i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. 

Ai u shpreh se në prokurori iu bënë 2-3 pyetje për përgjimin misterioz, qëndroi rreth 20 minuta, por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi nuk mund të nxjerrë sekretin hetimor.

Nuk mund të nxjerr sekretin hetimor për atë që dëshmova në prokurori. Më pyetën për ato që bëmë publike dhe faktet. Seanca zgjati rreth 20-30 minuta. Ishin 2-3 pyetje që lidheshin me materialin që u bënë publike, ne qëndrimin tonë e kemi publik. Personat që duhet të ishin sot në prokurori duhet të ishte Xhafaj dhe vëllai i tij.

Unë nuk kam bërë krim, kam denoncuar një aferë ku janë përfshirë ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij. Salianji qëndroi pak më gjatë, ndërsa Alibeaj sa unë. Prokurorë ishin, dy Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Nuk besoj se ka arsye për të na rithirrur. Iu kërkuan origjinalin? Ne nuk kemi kryer përgjim, nuk është PD autorja e përgjimit, ka një deklaratë të atyre që e kanë realizuar.

Gazmend Bardhi

Në deklaratat mes dëshmitarit 'X' dhe gazetarit Olldashi ka shumë kontradita, por Bardhi thotë se kjo ka ardhur nga gjendja e rënduar psikologjike e Albert Veliut, pasi shteti është ngritur në këmbë, ndërsa shton se përgjimi mund të jetë kryer edhe pa dijeninë e tij.  

Kush e ka bërë përgjimin? Gazetari ka thënë se gjatë gjithë kohës që Veliu ka takuar Agron Xhafajn ka qenë i pajisur prej meje nga një përgjues. Nuk di të them, dëshmitarin nuk e njoh personalisht. E kam parë rastësisht, nuk e njoh, as nuk dua ta njoh, edhe pse i ka kryer një shërbim interesit publik.  Nuk di ta them nëse ai e dallon një pajisje përgjimi. Sepse edhe ne nuk e dallojmë nëse është çelës makine apo pajisje regjistrimi. Përgjimi u bë pa vullnetin e tij?

Nuk di ta them këtë. Nuk i di rrethanat, por duhet të kuptoni që gjendja e tij psikologjike duhet të jetë e rënduar, pasi ka denoncuar një rast trafiku të drogës dhe shteti është në këmbë për të mbrojtur Agron Xhafajn, prandaj dhe kjo e dhënë duhet pasur parasysh edhe kjo kur analizojmë përgjigjet apo deklaratën që ai ka dhënë. Në dijeninë time dëshmitari 'X' nuk është marrë në mbrojtje.

Gazmend Bardhi

'Stuhia' e përkon më hapjen e negociatave, por a është kjo një rastësi?

Ne po e ndihmojmë qeverinë të përmbushë një kusht, luftën kundër krimit të organizuar, kërkesa primare e BE. Xhafaj thotë se janë 40 grupe kriminale dhe deri tani ka arrestuar vetëm një.

Gazmend Bardhi

Tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj dhanë sot dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daja: 22/05/2018 14:04

    O Gaz Bardhi,te jape daja nje keshille,mos u fut ne llumin e batakun e Berishes e Bashes,nuk ke b***e ti per te bindur popullin me sajesat e tilla,si cun Kavaje b***en e ke per tjeter pune,e kupton vete ti cuni i Durim Bardhit.

    Përgjigju
  • raul: 22/05/2018 10:54

    natyrshem qe funderrina e vlores do jete ashtu se keshtu e njeh gjithe vlora, por vetem banda e paloqes, mulit, salianjit do ta mbrojne plehren e tyre,,,,,

    Përgjigju
  • Ali Pazari: 22/05/2018 08:29

    Eshte e vertete qe nuk ke bere krim,por ke bere nje gje akoma me te madhe,je perdorur per te mbrojtur nje "krim".Shko mor kokerjepur me xhel se na shpife qe ne menyren si flet dhe si qendron..Phu ..race e mutit.

    Përgjigju
  • Sukses: 22/05/2018 07:44

    E di vete bardhi per cfare te flasi, te flas per menyren sesi u be min teknik kur ka te tjere me me shume eksperienc sesa ai. Duke bere *urven e Bashes nuk behesh politikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb