Përgjysmohen lejet e ndërtimit të miratuara në tremujorin e fundit të vitit 2019, për ndërtim të banesave të reja.
Ky frenim i lejeve të dhëna ishte i pritshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi Agjencia e Zhvillimit të Territorit njoftoi aplikantët se dhëniet e lejeve të reja të ndërtimit janë të bllokuara në Tiranë, Durrës, Lezhë.
Instituti i Statistikave njofton se në tremujorin e katërt të 2019, janë dhënë në total 196 leje ndërtimi, nga 360 leje të dhëna në të njëjtën periudhë të 2018.
Referuar raportit të fundit miratimi i lejeve për ndërtime të reja ka rënë me 45,6 %.
Ndërsa në total për vitin 2019 janë dhënë 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja,nga 1.194 leje të miratuara në vitin 2018.
Nga këto leje të miratuara 54.6% janë për ndërtime banimi, 32.7% janë për ndërtesa jorezidente dhe 12.7% janë për punime inxhinierike.
Për të gjitha këto leje vlera e përafërt monetare ka arritur në 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë krahasuar me 2018.
Tirana renditet e para me numrin më të lartë të lejeve të miratuara me 60 të tilla, më pas renditet Korça me 24 leje, dhe Durrësi, Elbasani, Fieri me nga 23 leje të dhëna.
Kukësi është i vetmi qytet me asnjë leje të miratuar.
Por pavarësisht se numri i lejeve është reduktuar gjatë 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rritur me 32,8 %.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tërmeti apokaliptik, në Mianmar është emergjencë për 6,7 milionë fëmijë
30 Mars, 11:37
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, mbi 1600 viktima! BE: 2.5 milionë euro ndihmë
29 Mars, 08:41
-
Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
28 Mars, 14:11
-
Tërmet 7.7 ballë godet Azinë Juglindore/ Katastrofë në Mianmar, 144 viktima dhe mbi 700 të plagosur! Shërbimi Gjeologjik i SHBA: Deri në 10 mijë viktima (FOTO+VIDEO)
28 Mars, 08:57
-
Rritje me gati 4%! 3 'motorë' 'ndezën' ekonominë gjatë 2024, por industria e bujqësia nuk ngrenë kokë
27 Mars, 15:29
-
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
25 Mars, 15:02
-
Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%
24 Mars, 13:22
-
Rritet numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese! Më shumë pushues nga Italia, Kosova e Gjermania
17 Mars, 16:45
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07