Përgjysmohen netët e qëndrimit turistik si pasojë e COVID-19! Në muajt tetor-dhjetor, 41.2% vizitorë më pak se në 2019

Strukturat akomoduese dhe hotelet e përqendruara në sektorin e turizmit sipas të dhënave të INSTAT i kanë të tkurrura fitimet e tyre, si pasojë e mungesës së vizitorëve si në vitet e kaluara. Në tre muajit e fundit të vitit 2020 numri i vizitorëve u ul me 41.2%, në krahasim me tremujorin e fundit të 2019-ës, kjo për shkak të masave kufizuese që ka diktuar pandemia COVID-19, ku shumë shtete kanë kthyer karantinën, ndërsa kufijtë tokësor, ajror dhe detar janë pjesërisht të mbyllur.

Si pasojë e reduktimit të numrit të vizitorëve edhe numri i netëve të qëndrimit në vend është përgjysmuar. INSTAT raporton se në tremujorin e fundit të 2020, netët e qëndrimit në strukturat akomoduese dhe hotele u ulën me 58.4%.  Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 5,8 %, kundrejt 12,8 % që ishte në tremujorin e katërt 2019.

Ky shfrytëzim i ulët i hoteleve apo bujtinave lidhet edhe me vizitorët që kanë hyrë. Shtetasit nga Kosova ishin ata që dominuan turizmin e 2020 dhe që ishin të fokusuar kryesisht në qëndrime 1 ose 2 ditore. Vetëm në tre muajit e fundit të vitit të kaluar nga 535,616 mijë të huaj që hynë për muajit tetor-dhjetor, 280 mijë ishin nga Kosova, të cilët kryesisht dyndeshin në fundjave drejt Shqipërisë. Por nga operatorët turistik ardhja e shtetasve nga Kosova, nuk sjell të ardhura të shumta pasi ata janë konsumator ditor.

Rajoni qendror ka rënien më të ulët në vizitor dhe në net qëndrimi. Pikërisht në këtë rajon është edhe bregdeti i Durrësit që mesa duket ka qenë më i preferuari edhe në këtë tremujor të vitit. Ndërsa rënien më të lartë e ka pasur rajoni i veriut dhe më pas ai i jugut.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë