Përhapja e variantit Delta, Australia rifutet në karantinë

Shtatë qytete australiane janë vendosur në karantinë ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Në një kohë që zyrtarët shëndetsorë raportuan një rritje të rasteve të variantit të mërkurën, në mbi 200 raste.

Pothuajse gjysma e popullsisë mbi 12 milion njerëz janë karantinuar në Sidnei, Brisbane, Perth, Darvin, Townsville dhe Gold Coast. Të mërkurën, qyteti i Alice Springs gjithashtu hyri në shterrethim pas rritjes së rasteve në Australinë e Jugut.

Zyrtarët lokalë janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet në komunitetet aborigjene, të cilat mund të jenë më të pambrojtuara nga virusi.  Shteti tha  se po përballet me një situatë të vështirë pas rritjes së rasteve.  Shumica kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5% e popullsisë është vaksinuar.

Pas disa muajsh, kur vendi mendohej se  kishte eliminuar virusin, shpërthimet e Delta kanë tronditur Australinë. Varianti  Delta është zbuluar në pesë nga tetë qytetet vetëm dy javë pasi varianti u përhap në Sidney. Ndërkohë që tanimë shtetet kanë filluar të marrin në konsideratën edhe bllokimin e flututrimeve ndërkombëtare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë