Periferia e Shkodrës, nën kërcënimin e landfillit të vjetë
TIRANË, 8 Tetor / ATSH / – Një problem për ndotjen ekologjike dhe për një pjesë të banorëve të periferisë së qytetit të Shkodrës,mbetet vendi i grumbullimit të vjetër të mbeturinave të këtij qyteti. Ai ndodhet në brigjet e Lumit Kir ku fare pranë banojnë shumë familje. Tashmë është ngritur landfilli i ri në Bushat, […]
Një problem për ndotjen ekologjike dhe për një pjesë të banorëve të periferisë së qytetit të Shkodrës,mbetet vendi i grumbullimit të vjetër të mbeturinave të këtij qyteti. Ai ndodhet në brigjet e Lumit Kir ku fare pranë banojnë shumë familje. Tashmë është ngritur landfilli i ri në Bushat, por mbetjet nuk u larguan nga ai i vjetri.
Çdo ditë pranë kësaj zone njerëz në nevojë, mes tyre edhe fëmijë, gërmojnë në pirgjet e mbeturinave për të ricikluar materiale plastike dhe metali.
"Në këtë zonë gazrat që çlirohen nga djegia e mbeturinave, edhe pse jo me intensitetin e dikurshëm janë shumë të rrezikshme," thotë Artan Meksi, shefi i Epidemiologjisë pranë Instituti të Shëndetit Publik në Shkodër.
"Dioksina dhe furani që çlirohen nga ky proces, janë ndër 12 ndotësit organikë kancerogjenë, më të qëndrueshëm në botë pa folur për ndotjen e ujërave nëntokësore e sipërfaqësore," shton ai.
Në qarkun e Shkodrës prodhohen rreth 165 ton mbetje urbane në ditë ose rreth 60 mijë ton në vit.
Sipas planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve, Shqipëria është e ndarë në 12 rajone, njëri prej të cilëve është dhe zona e Shkodrës.
Pjesë e planit të menaxhimit të mbetjeve të qarkut Shkodër, i mbështetur nga Bashkimi Europian, nëpërmjet projekteve Impael dhe Selea, ka qenë dhe ndërtimit i landfillit në Bushat.
Megjithëse landfilli i ri është ndërtuar sipasstandardeve mjedisore Europiane, zyrtarët vendor në Bashkinë e Shkodrës pranojnë që venddepozitimi i vjetër vazhdon të përbëj një shqetësim.
Për ta pastruar këtë zonë nga mbetjet Bashkia ka hartuar një projekt me tre faza, i cili është konform të gjitha ligjeve dhe konventave mjedisore të vendeve të BE-së, dhe mendohet të ketë një kosto prej 227 milionë lekësh.
Por me fondet e saj Bashkia e ka të pamundur ta financojë këtë projekt i gatshëm që në vitin 2010.Derisa të gjenden fondet,mjedisi për rreth dhe banorët në afërsi të mbetjeve,do të vuajnë pasojat e dekompozimit të tyre.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17