Ivan Perisic beson, beson verbërisht se kjo Kroaci do të bëjë më mirë në Botërorin e këtij viti se skuadra e vitit 1998 që shkoi deri në gjymsëfinalet e Kupës së Botës që u zhvillua në Francë.
Pasi eliminoi Danimarkën pas goditjes se penalltive Kroacia tashmë do të ketë përballë vendin organizator Rusinë. Skuadra e drejtuar nga Zlatko Dalic është favorite në këtë ndeshje, me sulmuesin e Interit Perisic që në konferencën për shtyp deklaroi se ballkanasit i kanë studiuar mirë rusët.
“I kemi studiuar të gjitha ndeshjet e tyre. Ndaj Spanjës, Rusia ka bërë paraqitjen e saj më të mirë. Megjithatë ne do të jemi gati për t’u përballur me ta”, tha ai.
Ivan Persiç
Kjo Kroaci po ndjek gjurmët e asaj skuadre që i surprizoi të gjithë në Botërorin Francë 1998, i këtij mendimi është edhe Perisic.