Pas përjashtimit të tyre nga Partia Demokratike, Rudina Alla dhe Alesia Balliu kanë organizuar një takim me demokratët e Elbasanit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë seksionesh.

Balliu kishte shprehur edhe ambicien për të garuar në zgjedhjet e partisë për kryetarin, përballë Sali Berishës.

Takimi ishte një lloj revolte dhe përgjigjeje ndaj Berishës se gara nuk ndalet me përjashtime apo presione.

“Mund të na përjashtojnë nga gara, por nuk mund të na mbyllin gojën. Nuk do të lejojmë që PD të shndërrohet në bunker frike të Berishës dhe aleatëve të tij. Gara dhe vullneti i demokratëve nuk ndalen me urdhra dhe kërcënime”, ishte mesazhi i tyre.

Krah disa fotove të shkrepura gjatë takimit dhe të postuara në rrjetet sociale, Balliu shprehet se demokratët e Elbasanit kanë treguar që “dinjiteti nuk përjashtohet me një vendim.”

“Ta kenë të qartë: mund të më përjashtojnë nga gara, por nuk mund të përjashtojnë zërin e demokratëve. Një parti që ka frikë nga gara, në të vërtetë ka frikë nga vetë demokratët e saj dhe nga zëri i tyre i lirë”, shkruan ajo.

P.J/R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?