Përjashtohen 24 deputetë të PD-së/ Krashi: U dogjën karrige dhe turistët na pyetën mos ka lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme

24 deputetë të PD-së u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës në Kuvend për djegien e karrigeve seancën e fundit dhe kaosin e krijuar. Në ‘Repolitix’ u debatua mbrëmjen e sotme lidhur me vijimin e aksionit të opozitës ku pritet të mbahet edhe protesta e 7 tetorit tek Kryeministria.

Deputeti Lefter Gështenja, i përjashtuar me 40 ditë, bëri ironi për Denis Mingën duke thënë se shpreson të mos ndryshohet rregullorja për dënimin e atyre që nxjerrin karrigiet jashtë sallës.

'E prisnim, dje u mor vesh vendimmarrja e ushtarëve të mazhorancës e komisionit të etikës. Edhe pse e pashpjegueshme dhe e pabazuar në rregullore. Shkaqet që çojnë në dy muaj janë të përcaktuar në rregullore. Besoj që kjo mazhorancë të mos ndryshoj rregulloren që të mos dënohet nxjerrja jashtë e karrigeve. Unë jam përfaqësues i qytetarëve, çfarë kam në dorë të bëj.'

Deputeti socialist Lavdrim Krashi tregon se pa djegies së karrigeve disa turistë hollandezë aty pranë po pyesnin mos kishte lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.

'Nuk ka shqiptarë që është i kënaqur me skena të tilla. Kur po dilnim takuam një grup turistësh hollandezësh dhe më pyetën a ka lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. I thashë konflikte të brendshme. Dhuna fillon kur mbaron argumenti. Asgjë nuk e justifikon dhunën. Si shërbëtor publik duhet të sillemi me paratë e popullit siç sillemi me paratë tona. Pse duhet që pasurisë së përbashkët ti vihet flaka.'

Ndërsa më pas Krashi debatoi me avokatin Leonard Karaj dhe deputetin Gështenja.

Krashi: Kur të vijë puna për korrupsion nuk ka ngjyrë politike.

Karaj: Mos barazo 24 karrige me 24 miliard që janë vjedhur. Që nuk është pamje e bukur për tu parë, por të thuash u ka prishur gjumin ca hollandezëve që kaluan aty. Po kur digjet Amsterdami apo Parisi bëjnë kështu ata?

Krashi: Ne po flasim për parlamentin.

Gështenja: Të vish këtu të qash për karriget. Është keqardhje. Të thuash e panë hollandezët. Zoti Krashi duhet të thotë çfarë mendimi ka për rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes

 

Avokati Leonard Karaj duke folur për ndërkombëtarët në Repolitix, theksoi se nuk i merr më për bazë pasi gjithnjë po favorizojnë kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër sipas tij opozita nuk mund të jetë institucionale nga njëra anë dhe radikale nga ana tjetër.

'Personalisht kam kohë që faktorin ndërkombëtar nuk e marr as për sinjal. Është bjerrë dalëngadalë në, ligjërimin e vet jo si dikur kur fjala iu zinte vend. Si në kohën kur kritikonte zotin Berisha dhe i jepte të drejtë zotit Rama në opozitë.

Duket sikur gjithmonë janë me zotin Rama dhe me qeverisjen e tij. Ajo që nuk marr për etalon edhe sjelljen piroteknike,. Do isha më i qartë, të nxirrnin karriget dhe të dilnin përpara dhe nuk ishte nevoja të vinin flakë. Mjaftonte kjo si gjest. Ky është qëndrim opozite europianiste. Nëse pranoni që jemi në Suedi apo Finlandë më thoni ku të shkoj. Unë jam partizan i një opozite ose tërësisht radikale ose institucionale. Në mes nuk mund të rrish. Ose shko pas vendimit dhe digje ose shko në parlament dhe bëhu institucional.

Nuk mund të jesh opozitë me kalendar, do bëjë një protestë të hënën dhe pastaj do e mendoj. Kjo nuk është opozitë. Mbarimi i mandatit të këtyre zotërinjve, nuk e vendos prokurori. Duhet mbledhur qoftë dhe formalisht Këshilli i mandateve. Tha na u krijua vakanca. Kush ja tha se ka vakancë?! Këta bëjnë më keq se Enver Hoxha, ai e kishte në kushtetutë të paktën diktaturën e proletariatit.'

Ora 22:07
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!

Deputetët Lavdrim Krashi dhe Lefter Gështenja debatuan në 'Repolitix' lidhur me aksionin e opozitës ku u dogjën dhe karriget seancën e fundit në parlament.

Krashi: Raundi i tretë për të djegur parlamentin, për të shqyer mikrofonin, për të shqyer foltoren.

Gështenja: Ç’duhet të bëjmë kur kolegu jonë shkon në burg?

Krashi: Unë di çnuk duhet të bëjmë, nuk duhet të qëllojmë.

Gështenja: Ervin Salianji është në burg.

Krashi: Nuk i personalizoj bisedat.

Ora 21:49
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën

 

Juristi Rezart Kthupi dhe deputeti demokrat Lefter Gështenja debatuan në Repolitix lidhur me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendin nga deputetët e PD-së në seancën e së hënës.

Kthupi: Rregullorja e parlamentit nuk është kod civil. Po pati fjalë piroteknike janë brenda. Opozita kishte 5 ditë që thoshte nuk ka normalitet, kishte plan të paramenduar, dhe u nxorën karriget dhe u vu flaka. Nuk ishte veprim spontan. Marrja e benzinës me vete. Mazhoranca është në komoditetin që po i jep opozita.

Gështenja: Duhet të flisni për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kthupi: Mos digjni karriget ju dhe flasim për mazhorancën.

Gështenja: Arsyeja që i fryni flakës së karrigies, nuk është çështje karrigies. Duhet të të shqetësojnë gjëra të tjera. Për fëmijët tanë, për ne. Vetëm thua opozita.

Kthupi: Duke filluar nga tetori i vitit të kaluar ju dogjët dhe i vutë flakën kuvendin duke pamundësuar jetën normale pa marrë vesh si qytetar ku do shkojnë paratë. Në bashkëpunim të plotë liruat të korruptuarit nga burgu.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 03/10/2024 10:07

    Ç'fituan nga djegia e karrigeve? Sjellje idiote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok