TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) raportojnë sot për vështirësi në akset kryesore kombëtare si rezultat i përkeqësimit të kushteve të motit.
Për këtë qëllim ARRSH apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve në zonat ku ka vështirësi qarkullimi që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë sinjalistikën.
Sipas informacionit gjatë ditës së sotme, deri në orën 10:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku - Situata - Rekomandime
Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjithe akset e qarkut. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.
Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.
Të bëhet kujdes në qarkullim dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Elbasan
Aksi Elbasan-Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rruges.Vazhdon të punohet në këtë aks. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim në një gjatësi 40 ml, përballë kompleksit KRIVA.
Elbasan-Qafë Thanë, në Murrash ka patur rënie gurësh, por vazhdon të punohet. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Në aksin Fushë Stude-Steblevë ka 20 cm borë, qarkullimi pa probleme.
Në aksin Elbasan-Gjinar nuk lejohet kalimi i autobusëve.
Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
Qarkullimi normal në të gjithë aksin
Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve.
Vlorë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.
Në aksin Vlorë-Palasë, në Fushë Dukat, ka një shkarje të trupit. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.
Gjirokaster
Nuk ka probleme për qarkullimin.
Po mbahen nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshëm zonat ku ndodhin rrëshqitje.
Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje.
Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.
Korçë
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Deri në këto momente situata në akset e qarkut të Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Të bëhet kujdes në qarkullim.
Kukës
Reshjet e bores kane ndaluar, trashesia e bores ka arritur ne 100 cm.
Në Tropojë ka reshje shiu dhe kjo ka bërë që qarkullimi të jetë pa zinxhirë.
Gjithashtu dhe në Pukë kanë pushuar reshjet e borës, por vetëm në aksin Q.Mali-Fierzë, momentalisht është i bllokuar në zonën e Dardhës. Po punohet për zhbllokimin sa më parë të aksit.
Akset e tjera janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rrugë dhe për shkak të borës. Zona e Dardhës në aksin Q.Mali-Fierzë, momentalisht është e bllokuar.
Dibër
Në Dibër kanë pushuar reshjet e dëborës.
Akset Q.Bualli - Krastë , Segmenti Muhur-Q.Draje, Ostren-Steblevë, Sllovë-Kala e Dodës kanë vështirësi në qarkullim prandaj rekomandohen zinxhirët.
Akset Q.Bualli-Krastë, segmenti Muhur-Q.Drajë, Ostren - Stebleve, Sllove-Kala e Dodës kanë vështirësi në qarkullim prandaj rekomandohen zinxhirët.
Shkodër
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.
Fier
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale.
Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
Lezhe
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te gjitha akset qarkullohen normalisht. /ATSH/