Dita e sotme dhe dita e nesërme pritet te shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të motit. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë apel për portet të marrin të gjitha masat e për të qenë në gatishmëri.
Njoftim per perkeqesim te motit!
Në datën 22-23 Prill moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qëllim parandalimin e cdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.