Përkujtimi i Holokaustit, Bushati:
Do e përfshijmë në kurikulat arsimore

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka deklaruar se përkujtimi i ngjarjeve të Holokaustit do të jenë pjesë e kutikulave shkollore. Këtë deklaratë ai e ka bërë teksa ka qenë i pranishëm në një aktivitet në përkujtim të kësaj ngjarje dhe kontributit që ka dhënë Shqipëria për të shpëtuar hebrenjtë që mbetën në Shqipëri dhe nuk u dorëzuan për tu çuar në kampet e Holokaustit.
 
 “Ne kemi firmosur një program që do mundësojë përfshirjen e kësaj historie në kutikulat e arsimit. Sot ne kemi çfarë të tregojmë, dicka të jashtëzakonshme për ata që shpëtuan dhe ata që përkujtojmë. Në atë kohë shqiptarët zgjodhën anën e jetës, ndërkohë që sfida jonë është sesi këtë histori t’ia transmetojmë brezave të rinj” tha Ministri Bushati.

holokausti

Duke marrë fjalën në panelin e konferencës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi u ndal në vlerën e bashkëjetesës fetare të shoqërisë sonë si shembull frymëzues i tolerancës në botë, si dhe rëndësinë qe ka edukimi i brezave të rinj në njohjen e kësaj të shkuare të errët të njerëzimit. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, solli dëshminë e familjes së tij në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

holokausti

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Tiranë, Brian William vlerësoi shembullin shqiptar të shpëtimit të hebrenjve dhe të tolerancës ndërfetare, sidomos në ditët e sotme kur bota rrezikohet nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

“Pas pushtimit gjerman në vitin 1943, popullsia shqiptare, në një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat e okupatorit për të dorëzuar hebrenjtë të cilët jetonin brenda kufijve të vendit, madje u kthye në një vend të shenjtë për refugjatët hebrenj që kishin ardhur në Shqipëri. Ndihma e jashtëzakonshme dhënë hebrenjve u bazua tek Besa, një kod nderi, i cili ende sot shërben si kodi më i lartë etik në vend” u shpreh në fjalën e tij Ambasadori i Izraelit Boaz Rodkin.

holokausti

Gjithashtu, Ambasadori i Izraelit i akordoi, në emër të Shtetit të Izraelit, medaljen e mirënjohjes Rexhep Hoxhës, për kontributin që familja e tij ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

holokausti

Në këtë aktivitet morën pjesë ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, deputetë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile, si dhe pjesëtarë të familjeve të mbijetuara gjatë holokaustit.

holokausti

Vendi më i vogël në Evropë, në fund të luftës kishte më shumë hebrenj se sa në fillim të luftës. Shqipëria, jo vetëm që i ka mbrojtur 200 hebrenjtë e saj kundër nazistëve, por, po ashtu, u ka dhënë strehim edhe afro 1800 hebrenjve, që erdhën si refugjatë në territorin e saj nga vendet e tjera evropiane.

holokausti

Më shumë se 5 milionë hebrenj ishin vrarë gjatë Holokaustit, përfshirë 90% të 3.3 milionë hebrenjve të Polonisë, 88% të 240 mijë hebrenjve të Gjermanisë, dhe 77% të 70 mijë hebrenjve të Greqisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos