Përkujtohet masakra e Selanit, Nderi
i Çamërisë për 72 martirët e vrarë

Përkujtohet masakra e Selanit, Nderi<br />i Çamërisë për 72 martirët e vrarë
Masakra e Selanit është kujtuar këtë të enjte nga shoqata Patriotike “Çamëria” në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë tragjedi historike 72 patriotë shqiptarë të Çamërisë u masakruan nga shovinizmi grek. Aktiviteti përkujtimor ka nisur me një dokumentar që përkujtoi masakrën.

Në këtë aktivitetet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili pasi ka folur për rëndësinë e kujtesës së kësaj ngjarjeje tragjike, u shpreh se masakra e Selanit ishte fillimi i tragjedisë çame dhe i spastrimit etnik.

‘’Në Selan në fakt ne nuk kemi të bëjmë me hakmarrje dhe as me sherre etnike. Në Selan kemi të bëjmë me një genocid të organizuar nga shteti grek ndaj shtetasve shqiptar çam’’,- u shpreh Idrizi. 
 
Shoqata Patriotike Çamëria ka nderuar gjatë këtij aktiviteti të rënët me titullin Nderi i Çamërisë.

Ky titull i është dhënë, Adile Malltezit, parsardhëses se familjes Dino, njërës prej familjeve më të shquara të Çamërisë.

Më pas dekorata iu dorëzua Muzeut Historik Kombëtar në shenjë nderimi për martirët e kësaj masakre.

Adilja rrjedh nga familja e Dinejve, e njohur për patriotët, dijetarët e rilindësit e shquar si Abedin Dino e të tjerë.

E emocionuar Malltezi tregon pjesën e tragjedisë së familjes Dino. Halla e saj, së cilës i trashëgon edhe emrin, vritet nga grekët në këmbët e nënës. Familja e Adiles ka ardhur nga Paramithia, nga ishin edhe shumica e të masakruarve.

‘’Jemi shumë nga familja Dinej, shumë fëmijë, jam e nderuar që mu dha mua ky rast i shumë i veçant që të tërheq këtë dëshmi të familjes Dino dhe të gjithë dëshmorëve të Çamërisë. Kam jetuar me kujtimet që na tregonte babai dhe mamaja, që jeton akoma dhe është 93 vjeçe. Babai iku i ri. Ai na tregonte të gjitha, kokat që janë prerë, motrën që ja vranë në prehër të mamasë sime. Është vrarë nga greku, në prehrin e nënës sime’’,-është shprehur e emocionuar Adile Malltezi.
 
Abaz Hado, kryetar i shoqatës Çamëria ka kujtuar historinë tragjike, duke u shprehur më tej se gjatë periudhës së diktaturës, kjo histori e popullit tonë kishte mbetur tabu, ndërsa çamët u trajtuan gjithmonë të mënjanuar.

‘’Për një ngjarje shumë të dhimbshme të ndodhur në vitin 1913, kur qeveria greke meqë mori në administrim pjesë të territorit shqiptar thirri familjet më të mëdha çame. Pabesisht ranë në pabesi e cila ishte shumë shtazarake. Të gjithë këta 73 persona, burra u masakruan në mënyrë barbare, duke i prerë dhe kokat’’,-u shpreh Hado. 
 
72 martirë i vranë tek Përroi i Selanit me emrin e të cilit mbeti në histori kjo masakër tragjike. Ishin 73 vetë të lidhur mirë, e në kërcënimin e armëve po goditeshin me sëpata e me kondakë të pushkëve.

Ende pa u dalë shpirti filluan t’i grabisnin. Me ditë të tëra dëgjoheshin rënkime të burrave gjysmë të vrarë, që po jetonin vdekjen e dytë. Nga të masakruarit shpëtoi gjallë vetëm një djalë i ri. 

Të rënët në masakrën e Përroit të Selanit
 
Nga Minina
Xhemal Adem
Veli Murat
Nuh Nuhu
Malo Meço
Beqir Musa
Resul Tahir
Mehmet Demo
Hysen Murat
Agush Mero
Vejsel Balo
Ibrahim Mane
Iljaz Balo
Ali Nuhi
Malo Kasim
Kaso Ismail
Agako Mero
Veiz Memo
Beso Kasimi
Resul Nuhu
Nusret Huso
Ibarhim Mamo
Malo Murat
Iljaz Ismail
Nuh Mero
Mero Murat
Sulo Iljaz
Resul Musa
Rushit Huso
Çelo Adem
 
Nga Nihori:
Bejaz Selim
Harun Qemal
Nexhip Daut
Nusret Shehu
Adem Shehu
Hysen Selimi
Rexhep Hasani
Duro Dauti
Muharrem Qemal
Rexhep Selim
Demo Shehu
Braho Dauti
Shano Selimi
Harun Ahmeti
Nusret Nuhu
Rexhep Braho
Bejaz Nuredini
Lasko Shehu
Duro Braho
Mete Saliko
Nga Grika:
Refik Meço
Sejko Cane
Manush Idrizi
 
Nga Dramësi:
Tahir Avdullamani
Islam Qemal
Fejzo Nazif
Abedin Ahmeti
Sinan Ibrahimi
Hysen Latifi
Rifat Haxhiu
Dalan Bino
Daman Qemal
Duç Malushi
Qemal Kupe
Adem Sherif
Memko Hoxha
Muho Sherif
Bubeq Malo
Servet Selman
 
Nga Nikolica:
Hajri Maze
Sherif Jonuzi
Halim Duro
Veli Haruni
Isa Nexhipi
Refit Mero
Tahir mero
Hajro Mero
Izet Hajro
 
Nga Vrisi:
Hasan Sulejmani
Shaqir Sulejmani
Rexhep Veseli
Harun Haruni
Nga Petrovica:
Musa Late
 
Nga Paramithia:
Fuat Pronjo ( tek përroi Shametja)
Subhi Dino ( tek përroi Shametja)
Agako Pronjo ( i mbijetoi torturës)
Alush Gjyzeli ( tek përroi Shametja)
Maliq Bollati ( i mbijetoi torturës)
 
Nga Shëmriza:
Abedin Rakipi
Maksut Muharremi
Sadush Dine
Kasem Osmani
Nga Koriqani (Rrëzanj)
Mehmet Maza
Shuaip Mete
Isuf Barhimi
Nusret Barhimi
Izet Veliu
Ramadan Hasani
Muart Telhai
Nusret Tahiri
Musa Mete
Ismail Mete
Maliq Banushi
Mehmet Shaqe
Avdul Çafani
Meleq Bairi
 
Nga Bedelena:
Adem Sherif
Zenel Ahmeti
Muho Sherif
Osman Çatare
Resul Cene
Çeno Taho
Sulejman Çeno
 
Nga Skupica:
Tahir Selimi
Bajram Kushe
Shaban Selim
Nuredin Kushe
Dalan Kushe
Malko Hasani
Murat Hasani
Manush Idrizi
Rexhep Selimi
Selim Yzeiri
 
Nga Vratila:
Dalip Mehmeti
Musatfa Shuaipi
Vesel Rexho
Brahim Muhtari

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit