Përleshje e armatosur në qendër të Mitrovicës
F.Gjosha (1973), dhe Q.Fejza (1979) kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri në një konflikt që ka ndodhur mbrëmë (03.Mars), rreth orës 23.10 minuta në qendër të Mitrovicës. Lëndime të lehta ka pësuar edhe A.Shyti, polic.
F.Gjosha (1973), dhe Q.Fejza(1979) kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri në një konflikt që ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 23.10 minuta në qendër të Mitrovics. Lëndime të lehta ka pësuar edhe A.Shyti, polic i Kosovës. Mirëpo, derisa dy të parët janë transportuar në QKUK në Prishtinë, polici Shyti është liruar pas ndihmës së dhënë në qendrën mjekësore. Sipas dr.Vehbi Lekut kirurg kujdestar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Gjosha dhe Fejza kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga plumbat, andaj edhe janë transportuar në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës. Të plagosurit që janë dërguar në QKUK të Prishtinës, janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje , menjëherë kanë dalur hetuesit për krime të rënda të Policisë Rajonale të Mitrovicës së bashku me prokurorin, por deri në këto momente nuk kanë dhënë hollësi për rrethanat apo motivet e kësaj ngjarjeje.
Hetuesit rajonal të sektorit për krime serioze nga drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë, të cilët janë duke u marrë me rastin, së bashku me teknikët e kriminalistikës, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kanë identifikuar gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, ndërsa janë identifikuar dhe sekuestruar 3 armë të kalibrit të vogël, pistoleta, si pjesë e provave materiale.
Lidhur me rastin e regjistruar, Policia e Kosovës, ka iniciuar paraqitje penale ndaj personave të përfshirë në rast, për vepra penale “Vrasje e rëndë në tentativë” në bazë të nenit 147 lidhur me nenin 20, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve” në bazë të nenit 328 të Kodit Penal të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17