Afro 5 mijë protestues janë mbledhur përpara Universitetit të Athinës me pankartat në duar ku shkruhej “Aleksis është i pavdekshëm” fillimisht marshuan drejt sheshit Sintagma aty ku ndodhet edhe godina e Parlamentit dhe më pas u drejtuan drejt lagjes Eksanthia.
Të gjendur përpara policisë protestues të maskuar hodhën gurë shkopinj dhe koktejle molotovi drejt forcave të sigurisë. Ndërkohë që mediat greke raportojnë për arrestimin e 211 protestuesve.
Kaos dhe shkatërrime në Selanik
Protesta masive u organizuan në Athinë, por edhe në qytete të tjera duke filluar nga Selaniku. Njerëz të maskuar raporton “Ekathemerini” kanë ndërhyrë në sheshin ‘Aristoteli’ kanë sulmuar policinë, ndërkohë që një grup të rinjsh kanë thyer dhe dyert edhe xhamat e dyqaneve.
Policia është kundër përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës, ndërkohë që protestuesit i janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotov. Dëme të shumta janë realizuar ndaj dyqaneve dhe bankave në rrugët kryesore.
(VIDEO)