Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për viktima! Rama si kreu i OSBE: Nxis palët të bëjnë armëpushim

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për viktima! Rama si kreu i OSBE: Nxis palët të bëjnë armëpushim

Kryeministri Edi Rama

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Vendimi i Jerevanit për të rritur nivelin e mobilizimit të ushtrisë vjen pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u zotua për “fitore” ndaj forcave armeniane në Nagorno Karabak, një rajon i banuar kryesisht nga armenët etnikë.

Armenia ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë bombarduar vendbanime në Nagorno Karabak dhe Baku zyrtar tha se forcat armene kanë sulmuar ushtrinë e Azerbajxhanit dhe pozicionet civile.

Të dy palët kanë raportuar për viktima. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian ka shkruar në Facebook se qeveria ka urdhëruar mobilizimin e plotë të ushtrisë. Ai më herët ka deklaruar se Azerbajxhani ka goditur nga ajri vendbanimet e civilëve në rajonin e Nagorno Karabakut, përfshirë edhe në kryeqytetin rajonal, Stepanakert.

Azerbajxhani ka thënë se ka nisur një operacion ushtarak si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve, në të ashtuquajturën “Linjë të Kontaktit”, që ndan forcat e këtij shteti me ato të Armenisë.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se ushtria ka rrëzuar dy helikopterë dhe tri dronë të Azerbajxhanit. Por, ky lajm është mohuar nga Baku zyrtar.

“Përgjigja jonë do të jetë proporcionale dhe udhëheqësia politike dhe ushtarake e Azerbajxhanit do të mbajë përgjegjësinë për këtë situatë”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se forcat e saj “po ndërmarrin masa hakmarrëse dhe trupat tona kanë në kontroll të plotë situatën operacionale”.

Autoritetet armene kanë thënë se gjatë përleshjeve mes dy palëve është vrarë edhe një grua dhe një fëmijë.

Përleshjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë intensifikuar muajt e fundit.

Rajoni i Nagorno Karabakut dhe shtatë qarqe të tjera të Azerbajxhanit, u morën nën kontroll nga separatistët e mbështetur nga Armenia, të cilët shpallën pavarësinë gjatë konfiktit të viteve 1988-1994. Në këtë konflikt mbetën të vrarë të paktën 30,000 persona dhe qindra-mijëra të tjerë u zhvendosën.

Më 1994, Rusia ndërmjetësoi një armëpushim të brishtë dhe që atëherë ky rajon ka qenë nën kontroll të forcave etnike armeve, që Azerbajxhani thotë përfshijnë edhe trupa që vijnë nga Armenia. Ky rajon ka shpallur pavarësinë, por nuk është njohur nga asnjë vend.

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore dhe për t’i dhënë fund konfliktit janë udhëhequr nga i ashtuquajturi Grup i Minskut, që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia. Por, deri më tani nuk ka pasur përparim në rrugën drejt arritjes së një zgjidhjeje për konfliktin./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë/ Rama si kreu i OSBE: Nxis palët të bëjnë armëpushim para se numri i njerëzve në këtë konflikt të rritet më tej

TIRANË- Si kreu i OSBE, kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, bëri thirrje për urgjencë de-përshkallëzimi i situatës. 

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” tha Rama.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit.

Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur. Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durresi: 28/09/2020 10:53

    o gjigant po dole ne azejbarxhan me zgjidh hallet? po shih Albanistanin tat o gjigant

    Përgjigju
  • Ariu: 27/09/2020 20:35

    Te shkoje lartmadhnia e tij ta zgjidhi kete problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin