Përloti dhe emocionoi, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në ‘Eurovision’ ‘rrëmbeu’ zemrat e evropianëve dhe vendin e tretë në festival
Me këngën “Tout l'Univers”, i gjithë universi, shqiptari Gjon Muharremaj, mahniti me zërin e tij emocionues dhe drithëroi skenën e “Eurovisionit”, duke “rrëmbyer” zemrat e evropianëve dhe vendin e tretë në festival.
Gjon Muharremaj
Redaksia 23 Maj 2021, 14:28 | Përditesimi: 23 Maj 2021, 15:44
Me këngën “Tout l'Univers”, i gjithë universi, shqiptari Gjon Muharremaj, mahniti me zërin e tij emocionues dhe drithëroi skenën e “Eurovisionit”, duke “rrëmbyer” zemrat e evropianëve dhe vendin e tretë në festival.
Gjoni, përfaqësuesi i Zvicrës, me pastërtinë në zë dhe thjeshtësinë, ishte një ndër emrat më të lakuar ditët e fundit, për performancën e ndjerë dhe zërin magjik.
Emri artistik i këngëtarit shqiptar është “Gjon’s tears”, lotët e Gjonit.
Gjoni ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin muzikës, që fëmijë, dhe emri i tij artistik “Gjon’s tears” që domethënë lotët e Gjonit, ka ardhur pasi kur ka qenë 9 vjeç me interpretimin e këngës së Elvis Presley, Can't Help Falling in Love, ka bërë gjyshin e tij të emocionohet dhe të derdhë lot...prej atij momenti ai bëri një “premtim” artistik, se gjithmonë do të falë emocion me muzikës e tij në çdo mënyrë.
Për krijimin e këngës “Tout l'Univers” kanë kontribuuar disa artistë, Gjon Muharremaj, Nina Sampermans, Ëouter Hardy, and Xavier Michel.
Ky nuk ishte festivali i parë në të cilin Gjoni, ka marrë pjesë pasi ai është shumë i njohur si për publikun shqiptar ashtu edhe për atë zviceran.
“Gjon’s tears” në vitin 2011 ka qenë pjesë e “Albania’s Got Talent” e më pas e “The Voice” në Francë, ku i ka mahnitur të gjithë.
“Lotët e Gjonit”, ka përlotur të gjithë sallën e “Eurovisonit”.
Kesaj i thone a duhet te distancohet Tom Doshi nga Ps pasi u shpall non grata.Cfare brockullash publikoni. Bull Shitttt
Përgjigju