BRUKSEL, 6 korrik /ATSH-DPA/ - Votuesit grekë me shumicë votash refuzuan kushtet e ndihmës në referendumin e djeshëm, ne nderkohe qe Athina tha se është e gatshme t'u rikthehet negociatave me kreditorët ndërkombëtarë dhe liderët e eurozonës po planifikojnë tani një samit emergjent për nesër për zgjidhjen e ngërçit.
"Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat", deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras.
Sipas Ministrise së Brendshëm greke, në referendumin e organizuar nga qeveria e Ciprasit, "jo"-ja mori 61,3 per qind të votave.
"Po"-ja mori vetëm 38,7 p[r qind te votave, diferencë e madhe kjo e ruajtur gjatë gjithë procesit të numërimit, pasi sondazhet tregonin se do kishte diferencë të ngushtë votash.
Drejtuar televizionit kombëtar, Cipras tha se referendumi ishte një mandat për "një zgjidhje të qëndrueshme" e jo kundër Evropës, duke thenë se negociatat për borxhin e Greqisë tashmë duhet të vazhdojnë.
Ai paralajmëroi se "nuk ka zgjedhje të lehtë", por se një përfundim "i drejtë" mund të arrihet nga të dy palët.
Cipras tha se sot do kërkojë takim me krerët e partive politike të Greqisë.
"Që tani e tutje jemi të gjithë një, që ta ngrejmë Greqinë përsëri, duke ruajtur unitetin kombëtar dhe shoqëror", u shpreh ai.
Në referendum grekët u pyetën nëse do pranonin kushtet e ndihmës të ofruara ose jo përpara se Athina të ndërpriste bisedimet me kreditorët e vendeve- Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Votimi u shoqërua nga një javë trazirash ku bankat u mbyllën, limit në tërheqjen e parave nga bankomatet dhe dështimi për pagimin e borxhit ndaj FMN.
Frika se Greqia do të ishte vendi I parë që do dilte nga eurozona ishte e madhe dhe referendumi u perceptua gjerësisht si një zgjedhje nëse vendi duhet të qëndrojë në të apo jo.
Pas daljes së rezultatit të referendumit, presidenti I Bashkimit Evropian, Donald Tusk njoftoi takimin e samitit për anëtarin e 19-të të eurozonës.
Shefi I eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem deklaroi se grupi i ministrave të Financave të eurozonës do mblidhet të martën, përpara samitit.
"Rezultati (i referendumit) është për të ardhur keq për të ardhmen e Greqisë. Masat shtrënguese dhe reformat janë të pashmangshme për rikuperimin e ekonomisë së Greqisë", tha ai.
Në një deklaratë, presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se ne e pranojmë rezultatin e referendumit të Greqisë. Ai ka planifikuar të mbajë një konferencë të hënën me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk, shefin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe Dijsselbloem.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian mbi kushtet e ruajtjes së anonimitetit, komisionit i nevojite një mandat eurogrupi për organizimin e negociatave të reja me Greqinë.
"Ndërkaq, komisioni ende nuk e ka marrë një mandate të tillë," thonë burimet, duke përmendur se negociatat mbi programin e mëparshëm të ndihmës për Greqinë, i cili përfundoi javën e shkuar "nuk janë më të vlefshme".
Zëdhënësja e qeverisë gjermane njoftoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande- liderët e ekonomive më të mëdhaja të eurozonës do takohen sot në Paris.
Javën e kaluar, Cipras mirëpriti një raport të FMN-së i cili parashikon se Greqia do kërkojë lehtësira për borxhet, duke e quajtur atë "justifikim" të pozitës së Athinës.
Qeveria deklaroi se pjesemarrja në referendum ishte 62 per qind.
"Që të më ndërpresin pensionin? Jo," tha për dpa në një qendër votimi në Thissio, në qendër të Athinës, një pensioniste e cila refuzoi të jepte emrin e saj.
Vasilios Mantelas, 65 vjeç, tha se ai me qëllim hodhi një votë të pavlefshme.
"Dua që Greqia të dalë nga BE- ja dhe memorandumet," tha ai, duke ju referuar programeve të ndihmës.
Sofia Aleksiu, 39 vjeçe, e cila votoi për "jo" në Metaxourgeio të Athinës, tha se "kjo është një 'jo' për shantazhet e elitave greke dhe atyre evropiane".
Referendumi shërbeu si një votë besimi të gjerë për qeverinë e Cipras, e cila mori pushtetin në janar me një platformë kundër masave shtrënguese.
Kreu i partisë kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, njoftoi se do japë dorëheqjen.
Sipas televizionit grek Mega, pritej që të dielën vonë Banka e Greqisë të kërkonte një rritje të likuiditetit nëpërmjet Asistencës Emergjente për Likuidim të Bankës Qendrore Evropiane. //r.b/  a.jor.