TIRANE- Shembja e murit të ujëmbledhësit me 15 mijë metra kub ujë, të Hidrocentralit Sasaj në Bunec të Himarës duhet të ngrejë alarmin tek institucionet.
Eksperti i njohur i energjisë Asmer Duleviç në një lidhje drejtëpërdrejtë me skype për Report Tv tregon se aktualisht në vendin tonë që janë në operim dhe që prodhojnë energji elektrike 436 HEC-e ndërsa janë gati 600 të cilave u është dhënë leja dhe janë në proces ndërtimi.
“Aktualisht në vendin tonë që janë në operim dhe prodhojnë energji elektrike qoftë dhe me periudha të shkurtra kohore, se duhet thënë që një pjesë e HEC gjatë verës fiken, janë 436 HEC në momentin që flasim. Absurde është se janë pak më shumë se 600 HEC që janë dhënë leje dhe janë në proces për tu ndërtuar. Pra mbi një mijë HEC në një vend të vogël.
Ai ngre shqetesimin se dhënia e lejeve po jepen pa kriter duke bërë që të jetë i pamundur dhe kontrolli i institucioneve.
Duke qenë se numri i këtyre HEC është shumë i madh kontrolli fizik nga ana e institucioneve qoftë dhe për ti shkelur, jo më për të bërë matjet apo dhe kontrollet e parametrave nuk realizohet dot. Ngjarja e Bunecit duhet të shërbejë si kambanë alarmi.
Institucionet duhet të marrin në shqyrtim e të kontrollojnë parametrat teknikë. Sepse një pjesë e tyre është ndërtuar para 15 viteve dhe një pjesë janë në përfundim të koncesioneve dhe duke qenë se do u mbarojë afati që kanë në përdorim dhe do kalojnë në pronësi të KESH. Biznesmenët nuk kanë interes të investojnë se thotë po shfrytëzoj vitet e fundit e shteti të bëjë çfarë të dojë. Me dokumente këta I kanë në rregull por duhet të ketë kontroll nga instancat”
Ministria e Energjetikës është institucioni përgjegjës që ka pajisur me licenca e vijon të japë licenca dhe ajo duhet të jetë përgjegjëse.
“Është këtu është bërë e modës çdo biznesmen ndërtimi ka një HEC se është forma më e lehtë të kthehet investimi. Për 3 – 4 vite kthehet investimi mbrapsht ndërkohë banorët e zonës çfarë përfitojnë?Shpesh ata banorët e Bunecit mbeten pa energji elektrike. Pra uji që duhet të shkojë në tokat e banesat e tyre shkon tek rezervuari që mblidhte 15 mijë metra kub ujë. Ndërkohë energjinë nuk e kanë pasur të rregullt. Investimet në rrjetin e shpërndarjes kanë munguar” thote ai për gazetarin Nertil Agalliu.
Eksperti nënvizon se duhen detyruar këta biznesmenë që ndërtojnë të bëjnë investime me lekët e tyre në rrjetin e shpërndarjes për banorët.
“Nuk mjafton që i merr ujin prodhon energji, e ke të garantuar shitjen ndërkohë komuniteti çfarë merr mbrapsht. Kjo politikë duhet të ndryshojë në të mirë të pakëve. Në vend që fokusi të jetë tek fotovoltaikët vijohet të jepen leje për HEC. Kjo politikë duhet të ndryshojë është në dëm të banorëve.
Eksperti thotë se HEC e vegjël, 1 – 2 – 3 mega, në shumicën e rasteve kanë qenë qoka për politikanë, ish politikanë apo ndërtues.
Për mua si ekspert një HEC i tillë më shumë shkakton dëm e disbalancë sesa ka impact.
Kur jepet një HEC duhet të jepet minimalisht 10 Mega.Kur të mbarojnë këto 600 HEC do të jenë 1 mijë HEC. Ku po shkojmë? Është jashtë logjike teknike, por është forma më e shpejtë për të gjeneruar e marrë investimin mbrapsht. Hedhin lekë për të fituar lekë. E kanë të sigurtë. Edhe banka u jep kredi. Mjafton të marrësh lejen e licencën në ministri merr financimin direkt se për 10 – 15 vite e ke të shitur pavarësisht çmimeve që luhaten në bursë.
Kontrolli i përgjithshëm duhet të bëhet çdo vit, ndërsa ai periodic bëhet çdo ditë. Eksperti ngre dhe një tjetër shqetësim, dhënien e lejeve për HEC mbi fshatra.
“Rasti i Bunecit nuk besoj se ishte ngjarje e pa paralajmëruar ose që ndodhi brenda disa orëve. Aty ka pasur rrëshqitje të dheut. E rrëshqitja vjen ditë pas dite, duhej të ishte raportuar’ thotë Duleviç.
Ai kujton "se nuk lejohet që HEC të ndërtohet në zona të banuara poshtë digës. Ose nëse HEC është ekzistues nuk lejohet të ndërtosh shtëpinë poshtë digës. Por këtu tek ne janë dhënë leje në kundërshtim me këtë rregull por kanë qenë dhe banorë të papërgjegjshëm që kanë ndërtuar banesa poshtë. Raste flagrante janë ata që jepen leje për HEC kur poshtë është fshati, kjo është absurde”
Eksperto! Te lutem publikoje pak lejen kush e ka miratuar emer per emer. Pastaj prokuroria te merret me ta. Si mund te ndertohej ai rezervuar ne ate vend!!!
PërgjigjuKy eshte kaqol jo ekspert. E nxjerrin enkas ne tv per ta diskretituar.
PërgjigjuNese ky quhet ekspert, nuk e di kush nuk eshte! E turpshme se si merrni njerez pa kredenciale, jashte profesionit. Ai eshte elektriçist jo inxhinjer civil. Ku di ai nga digat, cdo njeri jashte profesionit eshte mediokër. Kjo e gjitha eshte mediokritet.
PërgjigjuKy jo vetem qe nuk eshte ekspert Por eshte fatkeqesi qe e promovoni Ky ska bere asgje pervec se mashtron te gjihte duke treguar gjera qe nuk i provon qe jane te verteta Nje mashtrues modern
PërgjigjuKy tipi qe hiqet si ekspert eshte elektriçist dhe flete per naften, bujqesine, ekonomine, ky vetem mashtron
Përgjigju