Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, 38 të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur

Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, 38 të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur

Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit, thonë zyrtarët lokalë.

Të mbijetuarit u kanë thënë shpëtimtarëve se anija, e cila mbante rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për rreth 100 persona të cilët janë ende të zhdukur.

Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit të Adenit.

Hadi Al-Khurma, drejtori i rrethit Rudum, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se anija u mbyt para se të arrinte në brigje, raporton BBC.

“Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur.'

"Kërkimet janë ende në vazhdim, dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin," tha ai.

Sipas OKB-së , 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.

Rritja ka ndodhur pavarësisht luftës në Jemen dhe sulmeve të fundit të Houthi-ve mbi anijet në Detin e Kuq.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë