Sassuolo fitoi 1-2 kundër Interit për javën e gjashtë në Serie A. Në Milano, miqtë përmbysën zikaltërit dhe ia dolën t'i shkaktonin humbjen e parë sezonale Interit. Goli i parë i përmbysjes u shënua nga Nedim Bajrami, me fantazistin e Kombëtares që ka treguar formë të mirë. Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur për lojën dhe minutat që po merr.
"Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar", tha Bajrami paa ndeshjes.
Pas ndeshjes Bajrami u vlerësua me notën 7.2 dhe ishte ndër lojtarët më të mirë te Sassuolo.