Përmbysja në shtëpi, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Përmbysja në shtëpi, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Nathan Jones

Southampton ka shkarkuar trajnerin Nathan Jones pas vetëm 95 ditësh në krye të klubit të Premier League. Ish-trajneri i Luton Toën, 49 vjeçari largohet duke lënë "Shenjtorët" në fundin e tabelës pas humbjes të së shtunës ndaj Wolves me 10 lojtarë.

Uellsiani, i cili është trajneri më jetëshkurtër te Southampton në epokën e Premier League, humbi nëntë nga 14 ndeshje pasi mori detyrën më 10 nëntor. Ky rekord përfshinte tetë humbje në nëntë ndeshje në Premier League dhe katër humbje të njëpasnjëshme në shtëpi.

Ndihmëstrajnerët e ekipit të parë Chris Cohen dhe Alan Sheehan gjithashtu janë larguar nga klubi, ndërsa trajneri Ruben Selles do të marrë përkohësisht drejtimin e ndeshjes së ardhshme në Premier League kundër Chelsea.

Pavarësisht se kryesonin 1-0 kundër Wolves, Jones e pa skuadrën e tij duke u përmbysur në shtëpi, rezultat i cili u prit me brohoritje nga tifozët në fundin e takimit. Southampton me 15 pikë pas 22 ndeshjeve është në fundin e tabelës në Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë