Përmbysja nga Teuta, Di Biagio mes lotësh: Jap dorëheqjen, s'dua t'i bëhem barrë Dinamos

Përmbysja nga Teuta, Di Biagio mes lotësh: Jap dorëheqjen, s'dua t'i bëhem barrë Dinamos

Luigi Di Biagio, ish-trajner i Dinamos

Nëntë ndeshje, dy fitore, një barazim dhe gjashtë humbje, këto janë bilancet që kanë bërë trajnerin e Dinamos Luigi Di Biagio të paraqesë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Humbja 2-3 me përmbysje nga Teuta ka sjellë edhe largimin e trajnerit, që heq kështu dorë nga kontrata 2-vjeçare. Dritan Mehmeti pritet të rikthehet në stolin e Dinamos, me objektivin që është kalimi i krizës.

"U tëhoqëm duke menaxhuar topin dhe të shënonim golin e tretë. Menduam se ndeshja kishte mbaruar parakohe dhe pësuam ato gola që pësuam.

Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme.

Drejtuesit po bëjnnë një punë të madhe për ta ringritur lart. Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një njeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim", tha italiani mes lotësh për MCN.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Teuta tregon pse futbolli s'parashikohet, përmbys 2-3 Dinamon dhe detyron Di Biagion të dorëhiqet! Kukësi mposht me një gol Laçin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn