Përmbytjet/ Braçe: Falë mirëmenaxhimit u bë dallimi mes situatës së sotme dhe 2010! Vetëm 'idioti politik'  nuk e shikon këtë

Përmbytjet/ Braçe: Falë mirëmenaxhimit u bë dallimi mes situatës së sotme dhe 2010! Vetëm 'idioti politik'  nuk e shikon këtë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar situatën aktuale me përmbytjet në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut dhe akuzave të opozitës. Duke bërë një krahasim mes situatës së sotme dhe asaj të 2010, Braçe shkruan se sot edhe pse reshjet me shifra zyrtare ishin disafish më të larta me intensitetin e rënë në 2010 kanë shkaktuar më pak përmbytje dhe kjo falë punës së bërë në lumenjtë, pastrimin e  kanaleve, ngritjen e argjinaturave dhe mirëmenaxhimit të hidrocentraleve dhe hidrovorëve.

Braçe i ka dhënë një përgjigje edhe sulmeve të opozitës duke thënë se ata nuk arrijnë dot të pranojnë realitetin duke i cilësuar si "idiotë politikë"  që shifrat e reshjeve u duken si plumba.

"Idioti politik, shiu dhe numrat që i duken si plumba! Shiu pushoj sot, ndërkohë ne disa rajone prurjet e lumenjve vijojnë te jene te larta.

Dënglat partiake nuk pushojnë kurrë, ndaj ne këtë vend politikajte e mbajnë hem shiun, hem lumin me dorë! I mbani mend besoj pamjet apokaliptike te Shkodrës e Lezhës në janar2010! A të bëjmë një krahasim numerik mes atij Janari dhe Janarit 2021?

Urdhëroni e shihni tabelat për qarkun Shkodër, qarkun Lezhë, qarkun Durrës, qarkun Tiranë; Ishin më të prekurit në 2010, ishin me te prekurit edhe tani! Janë vetëm reshjet!

Shiheni se si sasia e reshjeve në qarkun Shkodër këtë Janar është deri disafish me e madhe se në Janar 2010 “kur Shkodra u ba Venezia”;

Shiheni se si sasia e reshjeve në qarkun Lezhë këtë janar është deri në disafish më e madhe se në Janar 2010 “kur Lezha hupi krejt e u ba njish me lumin e me detin”. Shihni edhe sa reshje ranë në veç. 6 ditë në Tiranë me impakt edhe mbi Durrësin dhe në Durrës vete.

Pa diskutim qe pyetja e thjeshte është: Po si ka mundësi qe su mbytem si ne 2010-ten? Pune e bere çdo dite konkretisht ne lumenj, emisarë, kanale te para, argjinatura! Menaxhim ne hidrocentrale, hidrovore, barazhe!

Shihini është një here tabelat; Shkodrën e Lezhen ne 2010 nuk i mbyten reshjet, shihini qe ishin me pak se këtë here!

Shkodrën e Lezhën ne 2010 i mbyti zullumi dhe injoranca partiake! Meteorologu Salih atëherë pa hënën blu dhe e shpalli fajtore për krimin!", tha Braçe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko Bello: 13/01/2021 20:07

    O mjeshter jane 11 vjet diference po me kohen e zogut do krahasohemi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve