Përmbytjet e fshatit Suka në Dajç, banorët: S’kemi shpresa për t’u dëmshpërblyer

Përmbytjet në Dajç kanë shkaktuar probleme mjaft të mëdha për banorët e zonave të prekura. Pasojat ndihen akoma dhe pse situata duket paksa e normalizuar pas ndalimit të shirave.

Shirat e shumtë dhe shkarkimi i hidrocentralit e kishin kthyer fshatin Suka në Dajç në një ishull të izoluar. Çdo gjë ishte nën ujë, ndërsa komunikimi me pjesën tjetër të njësisë administrative ishte i pamundur.Tashmë uji është tërhequr nga një pjesë e banesave, por demet janë të dukshme. Banorët shpresojnë në mbijetesën e gjësë së gjallë, e cila po vuan mungesën e koncentratit.

Ndërsa të mbjellat mund të konsiderohen pothuajse  të humbura sipas banorëve, ata  shprehen:” Duhen akoma 3 javë që uji të tërhiqet nga këto toka, dhe vëmendja qeveritare ka munguar totalisht, asnjeri nuk ka ardhur të interesohet për gjendjen”. Disa banesa kane akoma 1 metër ujë në brendësi të tyre dhe dëmet janë të pallogaritshme. Ato nuk shpresojnë në dëmshpërblime pasi thonë se ne vitin 2010 nuk janë dëmshpërblyer . Kryeplaku i fshatit Suka Dajç, Kolë Mavija tha:” Kjo zonë është jashtëzakonisht e dëmtuar nga përmbytjet, por askush nuk i ka ardhur ne ndihmë nga qeveria", ndërsa kritikoi ashpër përfaqësuesit e Shkodrës në qeveri që nuk janë dukur nga këto anë, në një kohë kur toka bujqësore dhe banesat ishin nën ujë.

Banorët e zonave të përmbytura kanë bërë një paralelizëm me përmbytjet gjatë qeverisë Berisha. Sipas tyre situate është e njëjtë, por ndryshim kanë vitet. Ndërsa shpresat për tu dëmshpërblyer janë shumë të pakta.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë