Indi- Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka vdekur pas një stuhie reshjesh që shkaktoi përmbytje shkatërruese në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi pasi një valë masive uji përshkoi malet drejt fshatit Dharali të martën, duke përmbytur rrugë dhe ndërtesa në rrugën e saj dhe e shkatërroi tërësisht fshatin turistik.

Rreth 190 persona janë shpëtuar deri më tani në rajonin e prekur, tha Kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami.

Një rebesh ekstrem dhe i papritur shiu mbi një zonë të vogël në një periudhë të shkurtër kohore, që shpesh çon në përmbytje të menjëhershme. Rrugët e dëmtuara dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë penguar ekipet e shpëtimit që përpiqen të arrijnë në Dharali. Dhami fluturoi me helikopter të mërkurën dhe takoi disa nga familjet e prekura.

Javë të tëra me shira të rrëmbyeshëm kanë goditur Uttarakhand, me Uttarkashin - shtëpinë e fshatit Dharali - ndër më të goditurat nga përmbytjet, raporton BBC.

Dharali është një vend turistik veror 2 km nga Harsil, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake indiane dhe një kamp i Policisë Kufitare Indo-Tibetan. Të paktën 10 ushtarë të stacionuar në bazën ushtarake janë gjithashtu të zhdukur, thanë zyrtarët.

Shkollat janë mbyllur në disa pjesë të shtetit. Në ditët e fundit, zyrtarët kanë lëshuar alarme të shumta për shi, duke dekurajuar turistët të vizitojnë rajonin.

Uttarakhand, i vendosur në Himalajet perëndimore, është shumë i ndjeshëm ndaj përmbytjeve të menjëhershme dhe rrëshqitjeve të dheut. Në vitin 2021, më shumë se 200 njerëz vdiqën në përmbytje të menjëhershme të shkaktuara nga një breshëri resh.

Një nga fatkeqësitë më të këqija që goditi Uttarakhand ishte në vitin 2013, kur përmbytjet dhe rrëshkitjet shkatërruan disa fshatra dhe qytete. Pjesa më e madhe e dëmeve ndodhi në qytetin Kedarnath, i cili është i njohur për pelegrinët hindu.