Reshjet e dendura të shiut po shkaktojnë përmbytje në veriun e largët të Queensland, në Australi, në atë që autoritetet i cilësojnë si përmbytjet më të rënda të rajonit australian.
Mijëra njerëz janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar. Moti ekstrem i nxitur nga një ciklon tropikal ka sjellë reshje të dendura për një vit në disa zona.
Imazhet nga rajoni tregojnë aeroplanë të zhytur në ujë aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.
Deri më tani nuk është raportuar për persona të vdekur apo të zhdukur. Reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera.