Përmbytjet në dhjetor, fillon
evidentimi i dëmeve për bizneset

Përmbytjet në dhjetor, fillon<br />evidentimi i dëmeve për bizneset<br>
Përmbytja e disa javëve më parë shkaktoi dëm të madh ekonomik në aktivitetin e dhjetra sipërmarrësve. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato shprehet se e ka ndjekur këtë proces duke i asistuar ata qoftë me ndihmat e para dhe deri tek mbështetja e mëtejshme për rimëkëmbjen e tyre.

Duke pasur parasysh problematikat fiskale të krijuara tek bizneset në përmbytjen e vitit 2016, Ministrja Qato në bashkëpunim me pushtetin lokal mori të gjitha masat për të evidentuar dëmin fiskal të këtyre bizneseve.

Pas ndërmjetësimit të zyrës së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mundësuar lëshimi i vërtetimit të fatkeqësisë për subjektet, i parashikuar më parë vetëm për familjarët, duke çelur kësisoj nisjen e evidentimit të dëmeve për dhjetra subjekte të dëmtuara në të gjithë Shqipërinë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja