Përmbytjet në Kombinat, Gjylameti: Pse hesht Berisha dhe Vasili për bllokimin e investimit me dëm 21 mln euro

Përmbytjet në Kombinat, Gjylameti: Pse hesht Berisha dhe Vasili për bllokimin e investimit me dëm 21 mln euro

Blerina Gjylameti

Kryetarja e PS për Tiranën dhe njëherësh deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga Berisha dhe Petriot Vasili lidhur me situatën e krijuar në zonën e “Misto Mame-s” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë. Gjylameti i kujton atyre edhe një kallëzim penal ndaj atyre që bllokuan investimin për kanalizimet në zonën e Kombinatit dhe shkaktuan një dëm ekonomik rreth 21 milion euro në Mars të vitit 2018 nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.  

“Ta mbulosh diellin me shoshë me një pafytyrësi të hapur nga kazani "digjital" dhe Vasili, është hipokrizia më e madhe që mund t'u thuash qytetarëve të Tiranës dhe veçanërisht banorëve të "Misto Mame" në zonën e Kombinatit.  Përse nuk flasin zyrtarët e tepsisë për vjedhjen e fondeve të projektit japonez që e shesin duke dizinformuar publikun?! Ka një kallëzim për ndjekje penale  ndaj atyre që bllokuan investimin për kanalizimet në zonën e Kombinatit dhe shkaktuan një dëm ekonomik rreth 21 milion euro në Mars të vitit 2018 nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.  Pse nuk flasin?”, thotë Gjylameti.

Ne,  shërbimin ndaj njerëzve të zakonshëm nuk na e ndali balta e atyre që alternativë kanë vetëm dhunën, po iu shtruam punës duke qenë pranë tyre. Investojmë në çdo cep të Kombinatit, në blloqe banimi, në gjithë rrjetin elektrik me nënstacionin 20 kë, në shkolla të reja si “Betim Muço”, rikostruksionin e shkollave ekzistuese , kopshteve, çerdheve, parqeve , qendrave shëndetësore, rrugë, ndriçim e kanalizime. Të bindur që duhet të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë në çdo lagje, rrugë e rrugicë, sepse qytetarët e Kombinatit meritojnë shumë më tepër”, shkruan deputetja Gjylameti duke shtuar se alternativa e dhunës që prish e shkatërron në mes të ditës shtyllat në qendër, nuk flet dot përballë punës dhe vëmendjes që i është kushtuar këto kohë ndaj qytetarëve të Tiranës nga qendra në periferi", thotë Gjylameti.

Edhe Bashkia e Tiranës reagoi dje pas deklarimeve të Berishës dhe Vasilit, duke i kujtuar atyre bllokimin e procesit që do të sillte zhbllokim të situatë së kanalizimeve në kryeqytet por lidhur me këtë deklaratë nuk ka pasur asnjë reagim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 16/04/2019 04:02

    Edi dhe zagari i tij balla do ti drejtoheshin prokurorise per shpifjeee.Nje e dy flisni per fakte dhe prokurori ju ripjerdhja.Pra dhe ti moj lopë gjej faktet dhe denojeni se per ate moret votat megjithese I blete me para dhe plumba.Une habitem sa genjeni ju politikanet se ne pergjithsi nga 100% 99.9 % thoni te verteta.

    Përgjigju
  • Klodian: 15/04/2019 19:26

    O idiote grua me shpifjet e gjiknurit merresh.Po te kishte gje do e linte prokurorija.Hajdutet thone kapni hajdutet.Ajo ishte akuze kotisa per mbuluar vjedhjet tuaja falopante.

    Përgjigju
  • Cekja: 15/04/2019 18:57

    Berisha hesht se ato leke ja ka harxhu Zeni per halliday dhe nuk eshte mire me ja kujtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit