Përmbytjet në Shkodër, në 18 shtëpi ende nuk është tërhequr uji/ Situata

Përmbytjet në Shkodër, në 18 shtëpi ende nuk është tërhequr uji/ Situata

Permbytjet në Shkodër

SHKODER-Edhe pse moti është përmirësuar dhe ditët e fundit nuk ka pasur reshje shiu, disa zona vijojnë që të jenë të përmbytura, pasi uji nuk është tërhequr. Aktualisht, sipas bashkisë së Shodrës janë 2125 hektarë tokë e përmbytur. Ndërkohë që 18 shtëpi janë të rrethuara nga uji, 3 në Velipojë dhe 15 në njësinë Rrethina.

Bashkian kërkon ndërhyrje për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat kalohet vetëm me makinat e larta të ushtrisë. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Situata e vështirë në disa zona në Shkodër vijon prej më shumë se 3 javësh.

Njoftimi i bashkisë së Shkodrës për situatën nga përmbytjet
Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore, çizme të gjata, thasë me miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër ka bërë dhe po bën të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm me 1 mjet autobot 10 000 l dhe 700 bidona ujë të pishëm. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit Oblika 2 dhe po punon tek Oblika 1.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 80 ha tokë e përmbytur.

Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve ishte jashtë funksionit.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 40 Ha tokë :

Janë 3 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 1000 bidona ujë të pishëm.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 60 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 750 bidona ujë të pishëm.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 65 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 15 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.  Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 500 bidona ujë të pishëm.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment 11 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën.

Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.            Koncentrat 100 t

2.            Bar i thatë 150 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.  Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.  Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë