SPANJË – Mediat njoftojnë se numri i viktimave nga përmbytjet biblike në Valencia dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 217.
Mbreti Felipe dhe gruaja e tij Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez, vizituan disa nga zonat e përmbytura në Valencia, por nuk u pritën mirë nga qytetarët vendas, të rraskapitur dhe demoralizuar nga situata. Ndaj mbretit spanjoll qytetarët hodhën baltë teksa bënin bërtisnin: Vrasës, turp! Gjithashtu, drejt kryeministrit Sanchez u hodh një shkop.
Përmbytjet në Spanjë po kategorizohen si katastrofa më e keqe e Evropës që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali nga një fenomen i tillë.
Nga ana tjetër, 3633 ushtarë shtesë kanë zbarkuar në zonat e përmbytura, masë e cila u paralajmërua dje nga kryeministri Pedro Sanchez.
Sanchez iu drejtua kombit duke pranuar se qeveria dhe shteti mbajnë përgjegjësi për reagimin jo të duhur ndaj situatës, ndërsa tregoi se 10 mijë forca shtesë (ushtarë dhe policsë) do të dislokohen në zonat e përmbytura. Gjithashtu, në Valencia dhe qytetet rreth saj zbarkuan edhe 5200 trupa të Gardës Civile.
Pakënaqësia në zonën e Valencias me autoritetet e qeverisë është e madhe. Mbreti dhe kryeministri janë pritur me protesta popullore, teksa numri i viktimave rritet çdo ditë pas fatkeqësisë natyrore që goditi rajonin jugor të Spanjës ditë më parë (deri tani 2017 të vdekur).
Banorët e zonës së Paiportes goditën makinën e presidentit të qeverisë, Sanchez, i cili vendosi të largohej me nxitim, ndërsa familja mbretërore duroi britmat, fyerjet dhe baltën e hedhur.
Në disa pamje, banorët e zonës janë dëgjuar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” dhe kanë hedhur baltë në drejtim të mbretit, i cili është pyetur pse nuk është bërë asgjë për të shmangur tragjedinë.
Rebelimi i baltës përfundoi me momente tensioni maksimal. Ardhja e familjes mbretërore, kryeministrit Pedro Sánchez dhe presidentit të Generalitat, Carlos Mazón, përfundoi me një shpërthim zemërimi dhe indinjate që çoi në shpërthime dhune.
Në mes të shpërthimit, britmave, sharjeve dhe 'shiut' të gurëve, kryetari i qeverisë vendosi të ndërpresë vizitën dhe të largohet i shoqëruar nga një pjesë e shërbimit të tij të sigurisë, duke kërkuar makinën me të cilën do të nisej, siç shihet edhe nga pamjet. Por mjeti përfundoi i goditur keq, me xhama dhe pasqyrë të thyer, por nuk ka raportime nëse kryeministri Sanchez mori lëndime.
Mbreti Felipe, së bashku me mbretëreshën Leticia, e duruan situatën e tensionuar dhe u përpoqën të dialogonin dhe të dëgjonin banorët e Paiportës. Ndërsa Sanchez u përpoq të largohej, ai u ndoq nga disa banorë, që e goditën fillimisht me shkop në shpinë, raporton “Marca”. Kurse në ikje e sipër makina e tij u sulmua me gurë.
SPANJË – Qytetarët në zonat e prekura nga përmbytjet, pritën me baltë dhe dhunë mbretin spanjoll Felipe VI dhe kryeministrin vendas Pedro Sanchez.
Një video e publikuar nga media spanjolle “La Sexta”, tregon momentin kur një qytetar hedh një shkop drejt kryeministrit spanjoll.
''Vrasës, vrasës, vrasës!” Kështu u prit Mbreti i Spanjës Felipe IV në Paiporta, një nga vendet më të prekura nga përmbytjet në rajonin e Valencias ku deri më tani janë regjistruar 217 viktima.
Në pamjet e transmetuara nga mediat e huaja, duket se qytetarë të shumtë të revoltuar hedhin baltë drejt mbretit spanjoll, teksa ky i fundit ecën në rrugët e zonave të dëmtuara masivisht nga përmbytjet.
Valencia, Spanjë
SPANJË - Konsorciumi i Kompensimit të Sigurimeve (Consorcio de Compensacio'n de Seguros, Ccs), ka marrë më shumë se 35,800 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet apokaliptike në Valencia dhe qytetet rreth saj.
Sipas asaj që u komunikua nga Ministria e Ekonomisë, ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, me më shumë se 400 ekspertë të angazhuar.
Mbreti Felipe VI
Mbreti Felipe dhe gruaja e tij Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez, sapo kanë mbërritur në zonat e përmbytura në Valencia. Ata u pritën nga Presidenti i Rajonit, Carlos Mazo.
Spanjë
“Kini kujdes me ujin që pini dhe ushqimin që hani sepse mund të jetë i kontaminuar”.
Ky është alarmi i lëshuar nga Departamenti i Shëndetësisë i Rajonit të Valencias për qytetarët e prekur nga përmbytjet, duke nënvizuar rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm mund të jetë dëmtuar nga vërshimi i baltës dhe ujërave të zeza.
Efektivë të Gardës Civile në Spanjë
Garda Civile Spanjolle ka forcuar praninë e saj në zonat e përmbytura dhe ka dërguar sot 5200 ushtarë nga e gjithë Spanja në provincën e Valencias.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate vetë strukturam duke sqaruar se deri më tani janë kryer mbi 36.115 operacione shpëtimi dhe janë arrestuar 35 persona për grabitje.
Për dhënien e ndihmës, ushtarët kanë në dispozicion 560 fuoristrada, 10 varka të lehta, 7 helikopterë dhe 69 dronë.
Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga momenti i shpëtimi të gruas, e cila ishte bllokuar për 3 ditë në automjetin e saj për shkak të përmbytjeve biblike.
Gruaja u shpëtua ditën e djeshme (2 nëntor 2024), ndërsa është gjetur e vdekur kunata e saj, e cila po ashtu ndodhej në automjet.
Mendohet se ajo mund të jetë bllokuar nga makinat e grumbulluara në majë të automjetit të saj, pasi të gjitha kanë rënë në tunelin hekurudhor që lidh qytetet Benetusser dhe Alfafar në periferi të Valencias.
Në këtë video dallohet momenti i valës së parë të përmbytjes në qytetin e Paiporta në Valencia.
Në videon, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihen makina që ende lëvizin nëpër rrugë kur vjen vala e furishme e ujit dhe baltës.
Spanjë është goditur nga përmbytjet duke lënë pas 214 viktima dhe 1900 të zhdukur. Në Valencia situata është kritike.
Qendra tregtare Bonaire, është përmbytur plotësisht dhe parkingu me rreth 5700 vende është nën ujë. Në media janë publikuar edhe pamje nga operacioni i kërkimit për personat e zhdukur. Zhytësit dallohen ndërsa notojnë brenda parkingut të pushtuar nga uji.
"Ai parking është një varrezë." Këto ishin fjalët e para të polumbarëve spanjollë.