Reshjet e dendura në kryeqytet kanë kanë bërë që lumi i Tiranës të fryhet mbi nivelin normal. Për të shmangur rrezikun e daljes nga shtrati të tij shtabi i Emergjencave ka bërë evakuimin e 11 familjeve në zonën e Kamzës dhe 8 në zonën e Babrroit. Ndërkohë kreu i Bashkisë Veliaj në një pronocim për Shqiptarja.com tha se një ndër shkaqet kryesore të përmbytjeve ka qënë ndërtimet pa leje që kanë rënduar situatën në kryeqytet si dhe bllokimi i kanalave kulluese 

"Situatën e rënduan ndërtimet pa leje vend e pa vend që bllokuan kanalet kulluese dhe prandaj jemi në këtë situatë. Mund t'iu them se 50 ton qese kemi nxjerrë vetëm javen e kaluar nga kanalet kulluese"-tha Veliaj

Veliaj tha se një tjetër shkak i përmbytjeve në Tiranë kanë qënë edhe ndërtimet pa leje të cilat sipas tij janë në vende që kanë bllokuar funksionimin normal të kanaleve kulluese.Pavarësisht punës së bërë nga bashkia për shëmbjen e tyre, sërish ka shumë për të bërë.

"Në zonat më të thella ka patur më shumë probleme për shkak edhe të reshjeve të pandalura. Fatmirësisht Lana nuk ka dalë nga shtrati për shkak të pastrimit ka dhënë efekt, në shumë zona trafiku është stabilizuar. 4 vitete e fundit sëshstë bërë asnjë pastrim i kanaleve kulluese. Janë disa punë që patjetër duhet ti bëjë bashkia. 90% e qytetarëve nuk ndërtiojnë pa leje 1% ndërton dhe kjo bën që të ketë probleme. Këto kthehen në një faturë financiare për të tjerët" -u shpreh Veliaj 

Posted by JETA OSH QEF on Sunday, November 22, 2015