27 ditë pas përmbytjeve të 4 tetorit, në Vlorë ku nga reshjet e shiut të rëna për gati 3 orë, u përmbyten rrugë, lagje e qendra historike dhe u shkaktuan dëme të mëdha në biznese e banesa, Bashkia e Vlorës nisi ditën e sotme një aksion pastrimi dhe larje rrugësh.
Nëpërmjet një njoftimi ku kërkonte edhe mbështetjen e qytetarëve në këtë aksion, Bashkia e Vlorës ka dalë rreth orës 7:30 në disa akse për të nisur larjen e rrugëve dhe pastrimin e tyre.
Në ndihmë të Bashkisë së Vlorës janë dhe bashkitë e tjera si Durrësi me 3 automjete, Fieri me 2 automjete, Albetroli, Himara dhe Selenica.
Sipas kryebashkiakut Ermal Dredha ky është dhe një sensibilizim për qytetarët. Ai theksoi se në mbështetje për këtë aksion pastrimi kanë ardhur edhe mjete nga bashkitë e tjera.
“Edhe pse situata u përmirësua pamë prezencë pluhuri ndaj nisëm këtë aksion pastrimi. Aksioni do të jetë deri në darkë në të gjitha segmentet dhe lagjet. Zjarrfikëset, botët dhe mjetet e ardhura nga Bashkitë e tjera kanë ardhur dhe u janë përgjigjur thirrjeve tona”, tha Dredha.
Ky aksion vjen pasi 1 javë më parë Prefekti i Vlorës në mbledhjen e organizuar ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Vlorës, ndërsa tha se do kërkojnë ndihmë dhe bashkitë e tjera
Ore po i ke par rruget e vlores si i ke bere ashu e shkaterove kete qytet po ste vjen turp del dhe ne lajme nga kalon per shpi ti se ske len nje rruge tamam ke sy ne balle
Përgjigju