Qindra banesa në Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë vijojnë të jenë në pushtetin e ujit ose baltës, pas përmbytjeve të së dielës. Banorët refuzojnë t’i braktisin shtëpitë, nga frika e vjedhjeve, ndërsa kanë filluar të bëjnë edhe bilancet e dëmeve. 

Fier 

Qindra banesa në Fier vijojnë të mbeten të mbuluara nga uji dhe balta. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, por vërshimi i lumit Gjanicë ditën e dielë ka shkaktuar dëmë të mëdha materiale në 280 banesa dhe 115 biznese. Kritike është situata në lagjen “Sheq i vogel” e cila ndodhet pranë shtratit të Gjanicës. Të shumta llogariten edhe dëmet në kulturat bujqësore dhe blegtori. 

“Brenda është prishur çdo gjë, çdo gjë. Brenda shtëpia është mbi gju, merre me mend ti se çfarë mund të ketë mbijetuar aty, asgjë,” thotë një banor.
“Gjithë biznesi është dëmtuar, nuk ka ngeluar më asgjë, çdo gjë është për tu hedhur poshtë. Biznesi është i liçnsuar, çdo gjë është.. madje unë sot duhet të shkojë të paguajë sigurimet shoqërore, taksat janë të gjitha. Asnjë përfaqësues i bashkisë, taksat asnjë përfaqësues nuk ka ardhur këtu vetëm kërkojnë çdo gjë”, shprehet një tjetër.

Për familjet e përmbytura pushteti vendor ka ofruar ambientet e konviktit të shkollës profesionale “Jakov Xoxa”, si strehim, por banorët nuk kanë pranuar të shpërngulen në to. Ata i druhen grabitjeve të banesave. Gjatë ditës së sotme ka nisur evidentimi i familjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga shtabi i emergjencave. 

permytjet fier

permytjet fier

Vlorë 

Shumë lagje dhe rrugë në qytetin e Vlorës janë ende të mbuluara nga uji dhe balta. Ujrat e vërshuara nga reshjet e të dielës janë tërhequr, por të bllokuara vijojnë të mbeten rrugët drejt portit dhe kryqëzimet kryesore. Hidrovori i Akërnisë është vënë në funksion gjatë ditës së sotme, por problematike mbeten disa fshatra ku mungon energjia elektrike. 

permytjet vlore

permytjet vlore

Elbasan 

Në Elbasan reshjet e orëve të fundit kanë dëmtuar rëndë argjinaturën mbrojtëse të përroit të Zaranikës. Në rrezik ndodhen ndërtesat dhe pallatet që janë vetëm 15-20 m larg përroit. Banorët shprehen të shqetësuar nga rreziku që u kanoset, pasi ujrat e këtij përroi janë të paparishikueshëm. Pompat e stacionit të pompimit të ujit të pijshëm janë përmbytur dhe banorët janë lajmëruar të mos e konsumojnë atë.

permytjet elbasan 

permytjet elbasan

Berat

Plotë 50 familje janë izoluar që prej mbrëmjes së djeshme në Berat, pas vërshimit të përroit në lagjen “10 korriku”.  Rrjedha e fuqishme ka shkatërruar rrugën, në të cilën nuk është investuar prej 25 vitesh. Aktualisht ujrat e zeza derdhen mbi sipërfaqe duke ndotur rrugët e lagjes “10 korriku” dhe duke rrezikuar nga sëmundjet banorët e saj.

“Gjithë biznesi është dëmtuar, nuk ka ngeluar më asgjë, çdo gjë është për tu hedhur poshtë. Biznesi është i liçnsuar, çdo gjë është.. madje unë sot duhet të shkojë të paguajë sigurimet shoqërore, taksat janë të gjitha. Asnjë përfaqësues i bashkisë, taksat asnjë përfaqësues nuk ka ardhur këtu vetëm kërkojnë çdo gjë”, shprehet një tjetër.
 
Probleme  sa i përket përmbytjeve ka patur në edhe në rrethet Korçë, Gramsh edhe Lezhë. 

permytjet berat

permytjet berat

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)