Forumi Bizantin në Durrës për shkak të reshjeve ka pësuar dëme nga rrëshqitja e dherave dhe disa gurëve të trotuarit. Në Shkodër ujërat kanë vërshuar në Xhaminë e Plumbit. Kisha e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture është ende në ujë, pasi është e përmbytur e gjithë zona.
Në qarkun e Fierit paraqiten këto problematika:
- Kisha e Shën Kollit në Vanaj, paraqet probleme në çatinë e saj, pasi nga shirat e tepërt rrezikohet rrëshqitja e rrasave.
-Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë, paraqet probleme në çatinë e saj.
-Kisha e Shën Marisë në Bishtqethëm, paraqet probleme në çatinë e saj
-Kisha e Shën Gjergjit në Suk Strum, paraqet probleme pasi ndodhet në fushë.
Nga raportimet e deritanishme në Parkun e Apolonisë, të Bylisit dhe në Korçë nuk rezultojnë dëme të mëdha. Në Vithkuq, tek Kisha e Shën Mehillit ka patur lëvizje te çatisë. Po ashtu probleme paraqet Kisha e Shën Gjergjit e cila është izoluar me mjete provizore. Te Kisha e Ristozit ne Mborje është shkëputur një pjesë e çatisë.
I rrezikuar ke qenë edhe Muzeu i Pavarësisë Vlorë, ku reshjet e dendura të shiut kishin përmbytur oborrin, por bashkia ka vepruar për të normalizuar situatën. Ministria e Kulturës pas monitorimit, njofton se po merren masa për normalizimin e situatës.
[gallery]25010[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







