PËRMET- Arrestohen dy doganierë të pikës doganore Tre Urat Përmet si dhe një person tjetër i akuzuar për veprën penale "Kontrabandë me mallra të licensuara".

Policia e Përmetit ka ndaluar doganierët Sokol Kamenica dhe Orland Çepani pasi ka konstatuar që gjatë shërbimit të tyre kanë kaluar mallra kontrabandë.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shoferin 50-vjeçar Odhise Kosta pasi gjatë kontrolleve në automjet me targë TR 1630 S janë konstatuar 48 goma automjetesh të cilat dyshohen se kanë kaluar kontrabandë në doganën “Tre Urat”.

Doganierët Kamenica 29 vjeç banues në Korçë dhe Çepani , 34 vjeç banues në Këlcyrë akuzohen për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)