PËRMET-Qytetarët të cilët raportojnë për zona ku ka kanabis, tashmë marrin shpërblim prej 300 mijë lekësh të reja.
Ky shpërblim është dhënë nga Ministria e Brendshme në disa raste, ku përfshihet edhe zbulimi i magazinës me 12 ton drogë në Përmet.
Kjo magazinë me kanabis është zbuluar pas telefonatës së një qytetari dhe në momentin kur ka shkuar Policia, informacioni ka rezultuar i saktë.
Qytetari i cili ka lajmëruar Policinë për magazinën me kanabis në Përmet, ka marrë tashmë shpërblimin prej 3 milionë lekësh të vjetra.
E njëjta skemë do të përdoret edhe për rastet e tjera ku qytetarët do të raportojnë për raste droge.
Kanë qenë të shumta telefonatat në Policinë e Shtetit ku jepet informacion për drogë. Një pjesë e tyre kanë rezultuar të sakta, ndërkohë që një pjesë jo.
Ministria e Brendshme thotë se do të verifikohet çdo rast që raportohet nga qytetarët.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com