Përmirësohet shëndeti i
kompozitorit Shpëtim Saraçi
Sipas të afërmve të familjes, kompozitori Saraçi tashmë ka filluar të flasë e të fitojë lirshmëri në veprime.
TIRANE- Përmirësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e kompozitorit Shpëtim Saraçi. Sipas të afërmve të familjes, kompozitori Saraçi tashmë ka filluar të flasë e të fitojë lirshmëri në veprime.
Pas trajtimit të specializuar mjekët janë të kënaqur me rezultatet e mbërritura dhe kanë pohuar se duhet të vijojë një tjetër stad mjekimi për përmirësimin e mëtejshëm të shëndetit të tij.
Po ashtu mësojmë se nesër kompozitori Shpëtim Saraçi do lërë klinikën ku u shtrua para afro dy javëve dhe ku u mjekua deri më sot dhe do të shtrohet në një tjetër klinikë rehabilituese, ku do të vijojë të jetë nën kujdesin e mjekëve gjermanë.
Kompozitori i njohur mori goditje ishemike në trurin e vogël në mes të muajit gusht. Pas një javë përpjekjesh në spitalet shqiptare në qendrën spitalore “Nënë Tereza” ku mjekimet nuk kanë dhënë rezultatet që prisnin, familjarët e kompozitorit e nisën drejt një klinike të specializuar në Gjermani, duke marrë vetë përsipër të gjitha shpenzimet.
Pas kësaj, qeveria shqiptare vendosi një shtesë fondi prej 3 287 000 (tre milionë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekësh në buxhetin e vitit 2013 për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të kompozitorit Shpëtim Saraçi.
Sipas vendimit kjo shumë duhet të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Në mes të gushtit, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka qenë i shtruar pranë Shërbimit të Neurologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza”.
Një prej mjekëve të Urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” duke kujtuar rastin e shtrimit të kompozitorit Saraçi pohoi se diagnoza u përcaktua kur Shpëtim Saraçi shkoi për të bërë një skaner, i cili zbuloi se kishte marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël.
I lindur në Shkodër në vitin 1970, kompozitori 43-vjeçar është ndër muzikantët më në zë. Ai ka një krijimtari të pasur. Pjesëmarrës në të gjitha aktivitet kulturore të rëndësishme të vendit, Saraçi është vlerësuar me shumë çmime, duke dhënë një kontribut të vyer e të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit
Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47