Nga “Studio Live” në Report Tv, Halit Valteri tha se incidenti ndaj deputetes Iris Luarasi nga protestuesit është cenim i lirisë. Protestuesen Arvina Lleshi e quan “fashiste histerike” dhe një person “me mungesa.”
“Protesta, edhe nuk e kundërshtojmë protestën. Por liria jote mbaron aty ku fillon imja. Është ligj ajo. Ajo vajza duket si fashiste histerike. Nuk e di çfarë mungesash mund të ketë në jetë e shkreta, uroj t’i plotësohen. Një zonjë nuk mund t’i drejtohet një zonje me atë gjuhë. Këta 35 vite ia faturojnë Irisit apo kujtdo tjetër. S’mund t’i flasësh ashtu, ta kërcënosh. Jemi shtet demokratik, hajde kapim armët dhe kthehemi në ’97-ën, në kohën e Saliut”, tha Valteri.
Një koment këshilltari i PS në bashkinë Tiranë e bëri edhe për drejtuesin e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt, që i shkoi në komisariat gazetarit Shpend Gashi pas shoqërimit nga policia.
“Këtu vuajnë kush e kush të bëhet i pari viktimë. Jam dakord, ka 1001 arsye për të protestuar, për t’i thënë qeverisë të ndryshojë kursin, por kurrsesi të privojmë liritë dhe të drejtat e tjetrit. Kush je ti që më pengon të shkoj në punë?”, tha Valteri.
Lajmi kryesor:
‘Faji im që të jap muhabet’/ Debat në ‘Studio Live’, Mehmeti: Mbroni pafytyrësisht skandalet! Valteri: Reciton fjalime, i del krah komunistit të fundit, Berishës (VIDEO)







