Mero Baze: Përpjekje e Berishës, për të ambjentuar shqiptarët me “antiamerikanizmin”

Mero Baze: Përpjekje e Berishës, për të ambjentuar shqiptarët me “antiamerikanizmin”

Sali Berisha

Sali Berisha po përpiqet ta konsiderojë “normale” betejën e tij kundër SHBA, edhe në emër të PD, për t’i tërhequr ata në betejë.

Ai po shfaqet përditë e më shumë në ekrane TV-sh me gazetarë të përzgjedhur, që i qajnë hallin dhe e bëjnë të ndjehet si normal, pas këtij ndëshkimi.

Strategjia e tij është që shqiptarëve t’u mësohet veshi me këtë gjë dhe ta konsiderojnë normale dhe pa pasoja, betejën e tij tinzare me SHBA, të cilën pëpriqet ta maskojë si betejë për “dinjitet”.

Për këtë, ai po përpiqet të tregojë që asgjë nuk ka ndodhur në jetën e tij. Ai vazhdon të shpifë tek “qytetari digital”, vazhdon të dalë në TV, vazhdon të hajë bukë, vazhdon ketë zyrë private, vazhdon të fitojë lekë nga fëmijët e tij, vazhdon të jetojë tek vila në Lalëz, vazhdon biznesin e “boronicave” në Gërdec, e kështu me radhë. Kjo ka qenë përditshmëria e tij, edhe para damkosjes nga SHBA.

Me këtë stil banal, me gazetarë banal dhe të përciptë, dhe mbi të gjitha, me një parti të tredhur nga pas, ai ka nisur të sfidojë historinë e shqiptarëve me SHBA, duke i ftuar ata të zgjedhin mes SHBA dhe atij, në një betejë totalisht anti-amerikane, maskuar me demagogji banale.

Në gjithë gënjeshtrat që ai thotë, dy janë më kryesoret. E para, që atë e kanë ndëshkuar si udhëheqës të PD dhe e dyta, që ndaj tij dhe familjes së tij, nuk ka akuza për korrupsion.

Përmes gënjeshtrës së pare, ai kërkon të mbajë PD-në peng dhe të mos e lejojë atë të zgjedhë mes tij dhe SHBA. Dhe deri tani ja ka arritur.

Por deri në shtator akoma nuk e dimë. Në momentin që Berisha do tentojë të hyjë në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike, për historinë e PD-së fillon një kalvar i ri, nëse ajo nuk e nxjerr jashtë grupit.

E dyta, është dhe më e rëndë kur thotë se ndaj tyre nuk ka akuza penale. Problemi që ka ai dhe familja e tij në damkosjen e SHBA, është se nuk kanë lejuar drejtësinë t’i hetojë ata si familje, dhe aleatët e tij politikë.

Sali Berisha ka ndaluar Prokurorinë të hetojë Gërdecin dhe të thërrasë djalin e tij për ta pyetur, ka ndaluar Prokurorinë të hetojë pastrimin e parave nga vajza e tij përmes një transaksioni me Damir Fazlliçin dhe çështja u mbyll me porocedurë në gjykatë, ka ndaluar të hetojë Rezart Taçin se e kishte sponsor të gruas dhe familjes, ka ndaluar të hetojë atë vet, për vrasjet e 21 janarit, e kështu me radhë.

Problemi që ka Berisha dhe Berishët me drejtësinë është pikërisht se drejtësia nuk ka guxuar t’i ngrejë akuza.

I biri i tij tentoi të “pastrohej” në SHBA, duke ngritur një akuzë që i quante të pavërteta shkrimet e gazetave amerikane për të, por e humbi gjyqin dhe ato mbetën në fuqi.

Sali Berisha tani nuk ka kë të padisë. Ai thjesht është ndëshkuar përjetësisht. Objektivi i tij tani është ta konsiderojë normale për shoqërinë shqiptare betejën kundër SHBA.

Ai po lufton që PD të dorëzohet para tij dhe ta pranojë deputet në grupin e saj parlamentar. Kjo i siguron atij imunitet diplomatik. Pastaj betohet se do marrë përsipër burgun për vajzën, për gruan e për djalin, me shpresë se ai do heroizohet si i burgosur që sakrifikon për familjen.

Deri atëhere, ka kohë të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe ai po vazhdon jetën “normalisht”. Vetëm të gjejë dhe ndonjë sallon bukurie ta retushojë pamjen, pasi kalbja në fytyrë tregon se ai nuk është më normal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale