Me propozim të VMRO-DPMNE-së, Këshilli i Bashkisës së Shkupit me 24 vota pro dhe 19 kundër, futi në rend të ditës pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”. Ky propozim u votua edhe nga opozita shqiptare “Aleanca për Shqiptarët”, votat e të cilës dhanë kuorumin e nevojshëm për t’u futur në rend dite.
Propozimi për ndalimin e ndryshimit të emrave të rrugëve do të thotë edhe heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Kadaresë, Ernest Koliqit etj.
Propozuesja e kësaj iniciative Marija Andonovska, këshilltare VMRO-DPMNE-së, tha se për këtë vendim ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni.
“Kërkoj në seancën e sotme në rendin e ditës të shtohet edhe një pikë, vendim për shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Është vendim që është sjell nga përbërja e kaluar, është sjell në kohën para zgjedhjeve”, tha Andonova.
Kjo u kundërshtua nga këshilltarja e LSDM-së Lubica Jançeva e cila theksoi se me shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve shkelet rregullorja dhe se kërkoi që të votohet me emër e me mbiemër.
Pas votimit pika u fund në rend dite dhe do të diskutohet në mbledhjen e Bashkisë së Shkupit, ku shumicën e këshilltarëve e përbënë VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.
-
Shkupi kryeqyteti i Vilajetit te Kosoves, qendre dhe vendbanim ku prej kohesh jetonin me shumice shqiptaret.qe nga kominizmi titist e deri sot "kercnohet"nga kundershtaret apo anti shqiptaret,sidmos ne IRJM,te cilet kane kompleks vogelesine apo vuajne nga ajo se jane popull pa identitet kombetar,gjuhesor,teritorial,shteterore e fetare.Andaj, keto mangesi te tyre, "idhnojne" deri ne mosdurim kundershtine deri ne injorim e hipokrizi ndaj shqiptareve popull autokton i lashte dhe me gjuhe e tipare kombetare nder me te vjetrat ne Iliride dhe Evrpe.
Përgjigju -
Keta emra skan aspak lidhje me Shkupin ,Ismail Kadaren mund ta vendosin vetem ne Tirane dhe Hasan Prishtinen ne Kosove ,pse nuk vendosen emrat e Shqiptareve te Maqedonise qe luftuan si partizane per clirimin e vendit,ose te burgosurit per Flamurin kombetare keta dy emra munden te hiqen pa tjeter.
Përgjigju-
Igor para partizane ka qene vetem ne filma se ne jeten reale i mbushnin breket shoket komunista.Asnje shqiptar ne maqedoni,shqiperi ska bere lufte partizane por kane luftuar per mbijetese ndaj dhunes sllavo,greko,bullgaro,italiane.Ska pasur partizane o igor rusofoni,vetem shqiptare qe vrisnin shqiptare ne emer te nje ideologjie sllave ka pasur dhe ka akoma.
-












Komente
Komento