Përplasja e dy varkave turistike në liqenin e Komanit e ka kthyer në një moment paniku udhëtimin e pushuesve drejt Lumit të Shalës. Incidenti ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 15:15,  ndërsa dy mjetet lundruese po transportonin pushues vendas e të huaj.

Pas përplasjes, pasagjerët u nxorën në breg me mjete të tjera lundruese. Pesë mbetën të plagosur lehtë, ndërsa pushuesit e tjerë nuk pësuan lëndime.

Njëri prej tyre ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, ndërsa dy gra kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe në krah. Një prej pasagjerëve është turist i huaj, ndërsa 4 të tjerët që mbetën të lënduar, janë nga Lezha.

Në Koman mbërriti një helikopter i Shëndetësisë dhe një helikopter ushtarak, të cilët transportuan katër prej të dëmtuarve drejt Spitalit të Shkodrës. Një tjetër i plagosur, në gjendje më të mirë, u transportua me autoambulancë.

Shkaku kryesor dyshohet të këtë qenë shpejtësia e lartë, megjithatë do të jenë autoritetet përkatëse që do të zbardhin rrethanat e përplasjes dhe shkaku që solli incidentin në liqenin e Komanit.

Njoftimi i Policisë:

"Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."

Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.

Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.Turistët u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë.

R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Tani: 20/08/2026 07:02

    Çudi qe nuk ka ndodhe ndonje tragjedi hala andej me ato varka pa asnje standard

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?