Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e qafë Kasharit, ku një person ka mbetur i vdekur.

Të dhënat e para flasin se dy automjete tip BMW dhe Jaguar janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë vdekjen e 41 vjeçarit, Fredi Zogu dhe plagosjen e N.Ll 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm kur automjeti Jaguar me targa  AA 099 LG ka përplasur mjetin tip BMW me targa AA 554 JM.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)