TIRANE-Dy persona janë plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në rrugën 'Demokracia' në Bathore.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti dhe ndihmën e parë që iu dha të plagosurve nga banorët e zonës.
Më pas mbërriti ambulanca duke i transportuar në spital, ndërsa policia nisi hetimet për përplasjen e dy makinave.
Komento