BULQIZE - Shpejtësia tej normave të lejuara i ka kushtuar jetën 2 të rinjve nga Bulqiza, teksa makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një tjetër mjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në Fushë-Bulqizë.
 
Aksidenti i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fushë-Bulqizë ku automjeti që drejtohej nga, 19-vjecari, Engjellush Kurti, të cilin e shikoni në këtë foto është përplasur me një tjetër makinë.
 
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe shokun e tij 18 vjecar, Ardit Murra, të cilin e shikoni në foto, teksa ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)