Bulqizë- Dy të vdekur dhe një vogëlush i plagosur rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik, të ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Bulqizës. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit Mercedez me targa AA 733 CG Xhevat Kryemadhi 43 vjec pasi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara ka shkaktuar aksidentin tragjik në në aksin rrugor Bulqizë-Ura e Topojanit.
Sipas policisë si si pasojë e ngricave në rrugë dhe shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me barrierat mbrojtese si fillim dhe pastaj është përplasur me një mjet tjetër tip Landrover me targa AA 383 FE i cili drejtohej nga shtetasi Shaban Shyti 41 vjeç
Nga përplasja me borduren dhe me pas me mjetin tjeter ka gjetur vdekjen bashkëshortja e shtetasit Xhevat Kryemadhi - S K 35 vjec si dhe motra e Xhevatit Z.K 60 vjec banuese në lagjen Dobrovë të Peshkopisë
Nga aksidenti është plagosur rëndë një 9-vjeçar me inicialet, B.K, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës

Siç duket edhe në foto, përplasja ka qenë aq e fortë sa, automjeti tip benx është shkatërruar plotësisht, ndërsa Land Roveri ka pësuar vetëm dëmtime në pjesën e përparme.
Segmenti ku ka ndodhur ngjarja është bërë shpesh burim aksidentesh, për shkak të akullit që krijohet në rrugë, e cila në të dyja anët e saj është e rrethuar nga pisha të cilat pengojnë rrezet e diellit duke krijuar shtresa të holla akulli.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

FOTO