Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashë persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak, ku sipas policisë, pesë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Report Tv raporton nga vendi i ngjarjes, ku duket se mjetet janë shkatërruar nga përplasja. 

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


(Pamje nga aksidenti)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:32
Pamje të frikshme nga aksidenti pranë Rinasit, mjeti ndahet më dysh, ja emrat e të plagosurve

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raportoi nga vendngjarja për aksidentin e rëndë, ndërsa tha se kanë mbetur të plagosur shtetasit Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Anarildo Bregu 28 vjeç, Ornela Muja 23 vjeçe, Roland Marku 22 vjeç, Gabriele Vokri 22 vjeç, Reshat Hoxha 51 vjeç.

Shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara të mjeteve, tentativa për të parakaluar në urë, si dhe shpejtësia. Pamjet nga aksidenti janë të tmerrshme, ku siç shihet nga foto, njëri prej mjeteve të përfshira na aksident është ndarë më dysh.


(Makina e ndarë më dysh pas përplasjes)